Connect with us

Albania

LSI: Shpresojmë që Basha të mos tradhtojë kauzën opozitare

Published

on

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hyrë në Kuvend në këtë sesion parlamentar me vetëm katër deputetë, një numër i pamjaftueshëm për formimin e një grupi parlamentar. Zërave se PD refuzoi t’i japë deputetë për të formuar kuotat e nevojshme iu përgjigj sot në “ABC Live”, nënkryetarja e kësaj partie Kejdi Mehemetaj.

Ajo tha përballë gazetares Juli Xhokaxhi se në fakt LSI nuk i ka kërkuar deputetë hua PD-së, pasi gjykon se mund të bëjë opozitë edhe me numrin e përfaqësuesve që ajo siguroi nga zgjedhjet e 25 prillit. Mehmetaj theksoi se edhe një deputet i vetëm mund të bëjë opozitë duke ngritur kauza në parlament, ndërsa strukturimin në grupe parlamentare e cilësoi një çështje teknike që sipas saj nuk do e pengojë LSI-në në misionin e saj.

“LSI nuk i ka kërkuar PD-së deputetë hua për të kërkuar një grup parlamentar. Jemi futur në Kuvend me katër deputetë. Gjykojmë që për të bërë opozitë në parlament, nuk është domosdoshmëri për të pasur grup parlamentar. Edhe një deputet I vetëm jo më katër, mund të ngrenë nisma shumë më tepër se një grup me 50-60 deputetë. Ne kemi për të përfaqësuar 107 mijë votat e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë që meritojnë të njëjtën vëmendje. Nuk do jetë shqetësim për ndjekësit tanë nëse jemi një grup parlamentar apo jo.

Të gjithë mekanizmat parlamenti ia ofron edhe një deputeti tjetër. Grupi parlamentar mund të ketë facilitete teknike. Kjo është zgjedhja që LSI ka bërë. Nuk jemi në një situatë kur PD nuk na ka dhënë deputetë por ne nuk kemi kërkuar. LSI edhe përpara zgjedhjeve nuk i ka kërkuar Bashës përfaqësues në lista. Ne kemi qenë të bindur. Ka vetëm një pikë që na vazhdon me Bashën, që të mos tradhtojmë kauzën opozitare. LSI nuk e ka tradhtuar asnjëherë këtë kauzë”, u shpreh ajo.

Ajo përjashtoi bashkëpunim me Partinë Socialiste, ndërsa edhe njëherë shprehu publikisht votën e katër deputetëve të LSI kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi, duke bërë që emrat e dy votave që u bashkuan me PS të mbeten enigmë.

“LSI është kundër modelit qeverisës së Partisë Socialiste. Nuk kemi asnjë arsye që ne prej nesh të votojë pro Nikollës. Mendoj që në këtë pozicion LSI mban qëndrimet esaj dhe nuk ka asnjë arsye të hedhë një votë më pak apo më tepër. Edhe kur u votua për Ruçin, LSI nuk ka marrë pjesë në votim, por sërish Ruçi mori më shumë vota”, u shpreh ajo.

Mehmetaj nënvizoi se vota e LSI do të jetë opozitare ndërsa u ndal të fliste edhe për largimin e Luan Ramës nga partia, i cili pas 30 vitesh karrierë politike ka vendosur t’i kthehet gazetarisë.

“Vota jonë do jetë votë opozitare pa asnjë diskutim. Ne do të përfaqësojmë vullnetin e atyre që na kanë votuar. Qëndrimet tona përkundrejt  Edi Ramës, nuk përbëjnë asnjë dyshim dhe asnjë pikëpyetje. Luan Rama mbajti një qëndrim publik dhe mbajti përgjegjësitë e tij. Ka njerëz që hyjnë dhe dalin nga politika. LSI nuk ka për të pasur më largime por vetëm afrime. Për shkak të qëndrimit që mbajtëm në fushatë, LSI do të shohë vetëm zgjerim. Ekipi i ri do të marrë një rol të rëndësishëm në vendosjen e kauzave në problemet e të rinjve, problemet e grave dhe arsimit”, tha nënkryetarja e LSI.

Lidhur me rikthimin e mundshëm të Ilir Metës në krye të LSI, Mehmetaj deklaroi se kjo është një çështje që mund të diskutohet pas korrikut 2022, duke shprehur bindjen se Gjykata Kushtetuese nuk do votojë pro shkarkimit të tij.

“Ilir Meta është president. Për sa kohë nuk kemi një vendim të gjykayës Kushtetuese që mendoj se nuk do jetë kundra tij. Për sa kohë është president e respektojmë si president. Ai ka themeluar LSI-në. Ne nuk kemi dyshimin më të vogël për të pranuar apo jo atë që ka themeluar LSI-në. Deri në korrik të vitit të ardhshëm duhet të respektojmë rolin e presidentit”, u shpreh Mehmetaj.

Continue Reading
Advertisement

Albania

Emigrimi i shqiptarëve drejt SHBA-së, ICE: Mos t’ju shkojë mendja të hyni ilegalisht

Published

on

By

Ëndrra e shumë shqiptarëve për t’u futur e jetuar në ShBA po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Edhe ata të cilët kanë mundur ta prekin Amerikën e janë atje pa leje qëndrimi, po përballen me dëbime.

Pothuajse çdo javë ka shqiptarë të cilët deportohen pasi janë kapur nga ICE, skuadra amerikane e emigracionit dhe doganave e hedhur në veprim pasi Donaland Trump i shpalli luftë ilegalëve në ShBA.

“Top Channel”, përmes postës elektronike, pyeti ICE-në sa është numri shqiptarëve pa të drejtë qëndrimi në ShBA të ndaluar, përfshi numrin e të dëbuarve drejt Shqipërisë gjatë 2025.

Një zëdhënës i ICE nuk dha detaje përmes shifrave, por deklaroi se: “Nëse ju po e konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, mos e çoni në mendje një gjë të tillë. Nëse vini këtu në kundërshtim me ligjet tona, ju me gjasë do të përballeni me ligjin dhe ne do t’ju dëbojmë. Ju kurrë nuk do të mundeni të riktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri”.

Top Channel nga burime diplomatike ka mësuar se Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka ndihmuar në ngritjen e njësie të posaçme brenda Policisë së Shtetit dedikuar luftës me trafikun e shqiptarëve drejt ShBA.

Të njëjtat burime treguan se kjo njësi sipas një protokolli standard, interviston të gjithë shqiptarët e dëbuar nga ShBA për të mësuar si ata mundën të hynë ilegalisht. Kjo konsiderohet si mbledhje inteligjence me qëllim identifikimin e rrugëve dhe metodave të trafikut. Trafiku i shqiptarëve drejt ShBA vijon përmes linjës klasike të të shkuarit në Meksikë duke pritur disa javë deri në momentin kur trafikantët krijojnë kushtet për kalim.

Një tjetër metodë është përdorimi pasaportave evropiane të falsifikuara. Nëse për shumë vite rruga e Kavajës mbretëronte në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, shkëlqimi i asaj kohë është shuar.

Kjo njësi brenda Policisë së Shtetit, nga intervistimet e të dëbuarve nga ShBA, ka mundur të identifikojë Kosovën si vend prodhues të pasaportave të falsifikuara, madje me një cilësi të lartë si pasojë e përdorimit të kompjuterëve dhe printerëve super-modernë.

Megjithatë, nuk mungojnë tentativat brenda Shqipërisë në prodhimin e të tilla pasaportave siç ishte rasti më i fundit në Tiranë kur para 5 muajsh, babë e bir u prangosën për këtë aktivitet kriminal. Sipas hetimeve, pasaportat e falsifikuara shiteshin nga 15 000 deri në 20 000 euro dhe përdoreshin për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /TCH

Continue Reading

Albania

Krimi në familje, burri dhunon gruan për vdekje, vetëvritet me pistoletë

Published

on

By

Një 50-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës mesditën e 2 janarit.

Sose Xhebroj mësohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se çifti kanë pasur probleme me njëri tjetrin dhe kishin shkuar drejt divorcit, teksa janë prindër të dy djemve të rritur. Policia po heton ngjarjen. 

“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotë policia.

Continue Reading

Albania

Emrat/ Zbardhet vrasja, shpërthyen me telekomandë boksin elektrik ku humbi jetën Hysni Ymeri, 4 të arrestuar në Shkodër

Published

on

By

Eshtë zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në 29 dhjetor në lagjen Manush Alimani në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit në boksin elektrik të pallatit ku banonte humbi jetën 61-vjeçari Hysni Ymeri.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, janë arrestuar shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç

Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.

Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.

Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK4 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK4 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania4 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota5 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending