LSI synon 11 mandate në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mbledhur mbrëmjen  e sotme në një takim kandidatët e Tiranës për të diskutuar për zgjedhjet e 25 Prillit.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Kryemadhi është shprehur shumë entuziaste për një rezultat spektakolar.

“Ka një besim të madh për një rezultat jashtëzakonisht të lartë në Tiranë. LSI ndjen një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë. Mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj 5 prioriteteve të LSI-së për 5 muajt e parë të qeverisjes, motivojnë këtë optimizëm”, mësohet të ketë thënë Kryemadhi.

Ora News mëson se Kryemadhi ka kërkuar një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar programin ekonomik të LSI, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI.

Nga ana tjetër ajo ka kërkuar që të shikohet vlefshmëria e skandencës së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nxitur qytetarët për ti rinovuar në kohë për zgjedhje.

Share This Article