Luajtën me Rusinë, kombëtarja e Zambias mund të përjashtohet nga Kupa e Botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusisë, Pakistanit dhe Kongos mund t’u bashkohet edhe Zambia, si ekipe të përjashtuara nga FIFA.

Pak ditë më parë ata zhvilluan një ndeshje me Rusinë e pezulluar nga të gjitha aktivitetet, ndërsa tashmë ka ardhur njoftimi zyrtare se mund të përjashtohen, në fakt arsyetimi për një vendim të tillë të mundshëm ka të bëjë me zgjedhjen e kreut të federatës në këtë shtet afrikan, pasi politika po ndikon në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Rregulloret e FIFA-s ndalojnë ndikimin e palëve të treta në çështjet e futbollit të një vendi, duke përfshirë edhe organet qeveritare. Në shkurt, Presidentit të Federatës së Futbollit të Zambisë, Andrew Kamanga, iu dha një mandat i tretë në detyrë pa kundërshtim, për shkak të skualifikimit të tetë kandidatëve të tjerë për mosplotësimin e kërkesave kushtetuese.

Megjithatë, pas nisjes së apelimeve të pavarura, katër kandidatëve iu anuluan skualifikimet.

Zgjedhjet do të zhvillohen midis 15 dhe 29 marsit, me një mbledhje të përgjithshme të Federates  së Zambias të planifikuar për datën e fundit. 

Share This Article