Luajti në Hollywood dhe në shumë filma e seriale turke

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmë ka vdekur pas infektimit me Covid-19, aktori i mirënjohur Luran Ahmeti, raporton Gazeta Express. Aktori nga Shkupi, përveç në trojet shqiptare, ishte i njohur edhe ndërkombëtarisht. Suksese pati në kinematografinë turke, duke luajtur edhe te seriali “Sulltani i Madhërishëm”.

Shqiptarët i tronditi dje lajmi për vdekjen e Luran Ahmetit. Aktori është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, si pasojë e infektimit me një variant të ri të koronavirusit.

Luran Ahmeti luajti në shumë seriale të ndryshme dhe të njohura, ai luajti rolin e bashkëshortit të motrës së sulltanit, Husrev Pashës në serialin e “Sulejmani i Madhërishëm”.

Ai la prapa vetës një bagazh të gjerë të profesionalizmit artistik në botën e filmit, i cili ka luajtur në shumë filma e seriale turke si, “Elveda Rumeli”, “Limonata”, “Aci Kiraz”, “Kurtlar Vadisi”, “Güzel Günler Görecegiz”, “Hayde Bre”.

Po ashtu, ndër sukseset më të mëdha të aktorit ka qenë edhe roli i tij në filmin e famshëm amerikan, ‘Taken’.

Gjithashtu ka qenë pjesë e serialit “O sa mirë”, në rolin e profesorit të Historisë.

Shumë personazhe të njohura dhe bashkëpunëtorë të tij, e kujtuan atë përmes fotografive të ndryshme dhe disa vargjeve. Për vdekjen e tij shkruan edhe mediat turke. 

Share This Article