Luan Baçi: Në Kuvendin e PD-së do jenë 640 delegatë nga Fieri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dega e PD-së Fier bëri me dije listën e delegatëve për kuvendin e 11 dhjetorit.

Deputeti demokrat Luan Baçi thotë se numri i delegatëve është 640 dhe jo 340 siç pretendon selia qëndrore e PD-së dhe vë në dispozicion komunikimin me email me sekretarin organizativ.

“Në Kuvendin e 11 dhjetorit të 640 delegatët duhet të jenë  delegatë në Kuvend. Delegatët kanë mandate 4 vjeçar. Kuvendi i 11 dhjetorit është kuvend i jashtëzakonshëm dhe nuk mundet që delegatët të përcaktohen mbi bazën e statutit të ri të miratuar më 17 korrik të 2021”

Baci konteston atë që e quan manovrim që bën Bardhi me urdhër të kryetarit në detyrë të zotit Basha për tu hequr të drejtën e votës dhe të drejtën e të qenit delegatë

“Sekretarët e seksioneve dhe kryetarët e grup seksioneve kanë qenë ata që i kanë mbushur sheshet dhe protetat kanë mbajtur gjallë aktivitetin e plotë të PD” tha Baçi sot në një prononcim për median nga qyteti i Fierit. 

Share This Article