Luan Krasniqi: Haxhiu ishte më i mirë, meritoi fitoren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Legjenda e boksit shqiptar Luan Krasniqi, ka vlerësuar se Robin (Haxhi) Krasniqi e ka merituar fitoren ndaj Dominic Boeselit.

Krasniqi humbi përballjen me Boeselin 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve, luftë kjo e vlefshme për titullin e botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë dhe eliminator për titullin WBA.

Haxhi Krasniqi pas meçit tha se e ka merituar fitoren dhe se gjyqtarët janë treguar jo korrektë.

“Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel bën një meç të jashtëzakonshëm. Fitorja me pikë e Dominic Boeselit u diskutua më pas. Unë e kuptoj këtë. Edhe unë e pash Robin Krasniqin para, sipas mendimit tim ishte boksier më i mirë. Mendoj se meçi i tretë mes tyre do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka shkruar Luan Krasniqi në Facebook.

Sa i përket përballjes mes Tyson Furyt e Deontay Wilderit, Luan Krasniqi ka thënë se Fury e ka treguar edhe një herë se kur është i përgatitur fizikisht dhe mentalisht atëherë është boksieri më i mirë në peshën e rëndë aktualisht.

Share This Article