ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap 4 hours ago
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin 4 hours ago
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje 4 hours ago
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 4 hours ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Luan Rama i regaon Edi Ramës: Nuk ta ka fajin LSI-ja, ta ka fajin babëzia

albnews by albnews
3 February, 2021
in Albania
0
LSI feston 15-vjetorin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një konferencë për mediat, zv.kryetari i Lëvizja Socialiste për Integrim Luan Rama i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë foli për projektin “LSI në skrap”.

Sipas Luan Ramës, gjuha e urrejtjes, mllefi dhe armiqësia e kryeministrit nuk është diçka e re.

RelatedPosts

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

“Prej ditësh Kryeministri vetë, por me porosi dhe me urdhër të tij, edhe çeta e eunukëve të tij të pushtetit, nuk po e ndajnë nga goja refrenin e dëshirës së tyre paranojake për të zhbërë LSI-në dhe siç thotë Kryeministri i kompleksuar dhe i frikësuar: ‘për ta çuar atë për skrap!’

Natyrisht gjuha e urrejtjes, mllefi dhe armiqësia ndaj një pjese të shqiptarëve, siç është armata e gjerëve e anëtarëve, mbështetësve, votuesve dhe simpatizantëve të LSI-së, nuk është një gjë e re në karakterin e Kryeministrit dhe as në natyrën e tij.

Ajo është në thelb e gjithçka ai përfaqëson, jo vetëm për anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së, por për të gjithë qytetarët shqiptarë, natyrisht përjashtuar atë pakicë eunukësh që e ndjekin atë nga pas për shkak të lidhjeve korruptive apo interesave kriminale”, u shpreh ndër të tjera Luan Rama gjatë një konference për mediat.

Sipas zv.kryetarit të LSI, duke u marrë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me anëtarët, me simpatizantët, me votuesit e saj kryeministri nuk mund ta fshehë dështimin e tij në qeverisje.

Më pas, Luan Rama publikoi pamje nga qyteti i Vlorës, ku kryeministri është deputet, për të parë sipas tij, se cila është e vërteta, cili është realiteti që fshihet pas demagogjisë dhe pas retorikës së tij bajate.

“Natyrisht nuk kanë nevojë për koment, se pamjet flasin vetë, por le të dëgjojmë çfarë thonë qytetarët, në këtë zonë që është vetëm pak metra prapa pallateve të ‘Lungo Mares’, apo në zonën që njihet si lagjja ‘7 pallatet’.

Pra, duket qartë, të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër shqiptarë, që Edi Ramës nuk ia ka fajin LSI-a, Edi Ramës ia ka fajin babëzia. Edi Ramës nuk ia ka fajin LSI-a, por Edi Ramës ia ka fajin ligësia, ligësia e shprehur edhe përmes gjuhës së tij të urrejtjes dhe të armiqësisë, për të përveçuar një pjesë të shqiptarëve e për të ndërsyer ndaj tyre pjesën tjetër”, u shpreh Luan Rama.

Gjatë konferencës së djeshme për mediat, kryeministri Edi Rama ndër të tjera do të shprehej: “Çuarja për skrap e LSI, praktikisht është një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën por I tradhtuar nga Lulzim Basha. Se unë nuk e kam tradhtuar atë projekt. Unë vazhdoj të besoj te ai projekt. Lulzim Basha e ka tradhtuar projektin  se ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për të çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua që nuk do të ketë më matrapazllëqe me LSI-në, shpk-ra dhe gjëra të tilla.

Dhe sot është një aksioner në shpk-në e 4 ortakëve, ku ai është ortak minorance në faktikisht se, ortakët e vërtetë janë Saliu dhe Ilir Meta.

LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personash. Unë gjithmonë kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet korruptojnë njerëzit. Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet. Kështu besoj, kam besuar dhe besoj”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

26 December, 2025
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

26 December, 2025
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

26 December, 2025
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result