Luani sulmon instruktorin në një cirk në Rusi/ KUJDES! PAMJE TË RËNDA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një cirk në Rusi, ku një prej personave të pranishëm në kafaz është sulmuar nga një luan.

Luani sulmoi Alexey Makarenko teksa shfaqja po ndiqej nga shumë fëmijë e prindërit e tyre. Fatmirësisht luani u largua pas ndërhyrjes së menjëhershme të bashkëshortes së Alexey, e cila po ashtu është një zbutëse kafshësh dhe ndodhej në kafaz.

Sulmi ndodhi pak pasi luanët nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin dhe Alexey Makarenko ndërhyri, por u sulmua nga kafsha. Ai arriti të ngrihej pas sulmot, madje guxoi edhe ta godiste luanin me një karrige.

Për të treguar që ishte mirë, Alexey Makarenko dhe bashkëshortja e tij përshëndetën edhe publikun duke mbyllur shfaqjen.

Më vonë, ai tregoi edhe plagët e shkaktuara nga sulmi i luanit.

Share This Article