Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, ka folur për vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai tha se Rama po e përdor vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, si sebep për të mbyllur këtë rrjet social, dhe sillet sikur kërkon të mbrojë fëmijët nga krimi, ndërkohë që vetë “i promovon vrasësit dhe i bën deputetë”.
“Nëse krimi vjen nga TikTok, siç është vrasja e fëmijës që u përdor për sebep për ta mbyllur, duhet të shohim se çfarë ka bërë për të luftuar krimin vetë shteti, qeveria. Shoh që aty krimi po lulëzon në tërësi. Modeli i atyre që vrasin dhe presin, të fortëve, është modeli se si qeveriset Shqipëria. Këtu ka një hipokrizi të madhe, ku thuhet se po ju ndihmoj që fëmijët tuaj të mos bëhen vrasës, ndërkohë që vrasësit i ke promovuar dhe i ke bërë edhe deputetë” – tha Lubonja.
Sipas tij, veprimi i Ramës duket se lidhet më shumë me zgjedhjet që po vijnë dhe faktin se Tik Tok është një platformë që Rama nuk e kontrollon.
“Më shumë besoj versionin, ose është për të shmangur vëmendjen, mos harroni që ky njeri që flet për këta, i vlerësonte ministrat me sa like keni bërë ju. Një qeveri që e mat punën një ministri me like. Këtu ka hipokrizi të madhe ndoshta është ajo teza, që është fjala më shumë para fushatës elektorale, për të mbyllur një rrjet që nuk e kontrollon dot, ose që e ka thartuar për ndonjë gjë dhe i gjen sebepin e këtij “fëmijët”, që nuk paskan patur as Tik Tok fare.
Ne në Shqipëri i marrim si të dhëna të padiskutueshme ato gjërat që dëgjojmë nga mediat perëndimore. Verisonin e Rumanisë, të manipuluar nga Putin nëpërmjet Tik Tok. Këtej nga jam unë, që ndjek gazetarë të shumëllojshëm, e quajnë një skandal atë që ka ndodhur në Rumani. Pra, kur nuk më pëlqen mua ai që fiton, unë nuk e lë të vijë në pushtet. Ai sebepi që është Rusia, u përdor edhe për Trump kur fitoi me Clinton. Këtu ka ardhur puna që edhe Macron, megjithëse ka humbur dy herë nuk ikën.
Në Rumani ka shumë që janë kundër luftës, ai që ka fituar është kundër luftës, problematik është edhe ai, por sipas të dhënave që shoh unë, ai ka fituar, por ndalimi me gjykatë kushtetuese, është si gjykata jonë kushtetuese”, – tha Lubonja.
Lubonja foli edhe për zhurmën e krijuar në Shqipëri për Parashqevi Simakun, e cila u kthye në qendër të vëmendjes për shkak se u zbulua se ishte e pastrehë në New York. Ai tha se Shqipëria ende nuk e ka arritur ende iluminizmin dhe është ende në “fazën foshnjore”.
“Kjo që ndodhi me Parashqevinë, tregon se sa jemi marrë me të kaluarën. Njëri aspekt është ky. Po mirë, se unë i kam dëgjuar pak ato të Parashqevisë, se na vinin radion me zor në burg. Nja 2-3 këngë që mbaj mend unë, fjala që përdoret më shumë është lumturia, sa të lumtur jemi, që i bën jehonë thënies së asaj kohe, që thoshte Hoxha jemi vendi më i lumtur në botë.
Se sa të lumtur të ishim e treguam në 91′. Këta njerëz që mallëngjehen kaq shumë dhe e bëjnë ikonë, a mendojnë se çfarë këngësh kanë kënduar këta “ikona” apo nuk kanë menduar fare? Nuk e kam fjalën për personat, por për kulturën që është prodhuar në atë kohë. Kur përsëritet historia përsëriten njerëzit e të njëjtës kulturë.
Çfarë ishte kjo kulturë? Ishte në thelb kultura e njeriut që nuk mendon, që nuk ka autonomi mendimi, që ndjek si tufë atë të parin që manipulon. Kanti, kur thotë ç’është iluminizmi, është dalja nga gjendja foshnjore e njerëzimit, ky është iluminizmi. Nuk e kemi bërë akoma iluminizmin, mbajmë tutorë akoma. Në rastin e Parashqevisë, një manipulim i tillë prej tutorësh ishte.
Mediat janë tutorët që thashë. Ka shumë aspekte, por problemi më i madh është, për këtë do të ulëras kaq shumë unë ? Pse nuk kemi ulëritur për vajzat e trafikuara nëpër botë? I kemi nderuar shumë ng ata që kanë trafikuar femra. Po gjithë ky krim që kemi zhvilluar? Pse nuk mërzitem dhe ta trajtoj? Kjo në fakt nëse do mendimin tim, është pikërisht, ka njerëz me njëmijë mëkate, që pastaj thonë sa i mirë jam me Parashqevinë. Kundër mendimit dhe njeriut që mendon.
Unë kam miq të mi që shkruan letër kundër Enver Hoxhës në 78’, që u pushkatuan në 79’ dhe nuk është merakosur njeri që pse nuk janë gjetur eshtrat akoma, ata që i kanë vrarë janë gjallë, e kupton si se cfarë shoqërie është kjo?”, – tha Lubonja.