Lufta Azerbajxhan-Armeni, reagon Rama: Kthehuni menjëherë në armëpushim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama reagoi lidhur me konfliktin e rindezur Azerbajxhan-Armeni.

Si kreu i OSBE, Rama apelon te palët për armëpushim.

“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim, para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,” tha Rama.

Kryesuesi i Përgjithshëm i OSBE-së, gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës.

Konflikti azero-armen

I gjithë konflikti ka lindur për shkak të rajonit të dikskutueshëm, Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.

Nagorno Karabakh u shkëput në vitet e rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e shtetit komunist, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike. Përleshjet kufitare në korrik vranë të paktën 16 njerëz, duke bërë që demonstrata më e madhe për vite me radhë në kryeqytetin azerbajxhan të Baku, ku kishte thirrje për rimarrjen e rajonit.

Share This Article