Dhjetëra civilë u vranë në sulmet izraelite në pjesën jug-qendrore të Rripit të Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Rreziku i përshkallëzimit të luftës po rritet në të gjithë Lindjen e Mesme. Masakra me rreth 100 të vdekur në Iran në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit Soleimani në Kerman, mund të shkaktojë synime të reja për hakmarrje.
Irani akuzon Izraelin dhe SHBA-së për sulmin.
Uashingtoni thotë se SHBA dhe Izraeli nuk luajtën ndonjë rol? Mos bëni gabim, përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara dhe regjimet sioniste”.- tha këshilltari i lartë i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisit.
Sipas Wall Street Journal , ndërkohë, Izraeli informoi aleatët e tij se nuk ishte i përfshirë në sulmin në Kerman. Por edhe vrasja e numrit dy të Hamasit Arouri në Bejrut tronditi gjithashtu Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken fillon sot një turne në Lindjen e Mesme, i cili do të përfshijë një ndalesë në Izrael, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë konsultimet diplomatike mbi konfliktin Izrael-Hamas.