“Lufta do përhapet, ikni dhe nga Bjellorusia”, SHBA mbyll ambasadën në Kiev

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria në SHBA i kërkoi të gjithë qytetarëve amerikanë në Bjellorusi të largohen menjëherë prej andej, për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Ukrainën dhe rrezikut të një shtrirjeje të konfliktit.urn:uuid:ccc66998-3841-1b0a-6b97-1b0a3841ccc6

Po kështu, u lëshuan paralajmërime për të mos udhëtuar drejt Bjellorusisë, sepse edhe në kufirin e saj ka grumbullime masive forcash ruse.

“Largohuni menjëherë me mjete komerciale, apo qoftë edhe private”, thuhet në njoftim.

Kryeqyteti i Ukrainës po kthehet në zonë të pasigurtë për diplomatët amerikanë, dhe se fundi u vendimi që ata të zhvendosen në një qytet perëndimor ukrainas, në një kohë që rreziku i luftës rritet.

Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendosë ambasadën amerikane nga kryeqyteti Kiev në qytetin Lviv, në perëndim të vendit. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken beri të ditur se bëhet fjalë për një masë të përkohshme. Ai e arsyetoi këtë hap me “përshpejtimin dramatik” të marshimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Nuk kam prioritet më të madh, se siguria e amerikanëve kudo në botë, dhe kjo përfshin natyrisht kolegët tanë jashtë vendit“, tha Blinken.

Ai theksoi, se ambasada do të bashkëpunojë me qeverinë amerikane, dhe u kërkoi sërish bashkëvendasve të tij që të largohen menjëherë nga Ukraina.

Një ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz në një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk e përmendi me emër projektin Nord Stream 2, por tha se do të ketë “pasoja të rënda politike, ekonomike dhe gjeostrategjike” për Moskën në rast të një agresioni.

Scholz -në Kiev i siguroi Ukrainës një mbështetje ekonomike prej 150 milionë eurosh.

Share This Article