Lufta drejt fundit? Turqia sërish në lojë për negociata

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reuters ka raportuar se Rusia dhe Ukraina do të takohen sërish për të negociuar për t’i dhënë fund luftës, e cila sot është në ditën e saj të 31-të, duke u marrë jetën me mijëra personave.

Teksa citon David Arakhamia, krahun e djathtë të ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Reuters shkruan se bisedimet mes palëve do të mbahen më 28-30 mars në Turqi.

Pas samitit tw NATO-s tw premten, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u shpreh se për 4 nga 6 pikat e negociatave Ukrainë-Rusi ka “mirëkuptim”.

 “Janë 6 tema në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, nga të cilat duket se palët kanë “një mirëkuptim” për 4 nga ato. Në fillim, Ukraina nuk donte të diskutonte, por më pas Zelensky u shpreh se mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja flitet pothuajse kudo në Ukrainë. Edhe për këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.

Share This Article