• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Lufta e Hitlerit dhe disa leksione të vlefshme për sot

Lufta e Hitlerit dhe disa leksione të vlefshme për sot

by albnews
30 May, 2022
in Bota, Opinion
0
2
VIEWS

Nga: Michael Stein

Duke parë luftën e parë të madhe që po zhvillohet në Evropë që nga viti 1945, sërish një luftë e nisur nga një diktator absolut, krahasimi i Vladimir Putinit me Adolf Hitlerin është shumë joshës. E, megjithatë, midis të dyve ekzistojnë disa dallime domethënëse, gjë që ofron njëfarë shprese.

Sepse, le ta pranojmë: Nëse Putini do të ishte tamam si Hitleri, ai thjesht do të hidhte disa bomba bërthamore dhe do t’i lante duart me Ukrainën. Meqë ka shumë spekulime rreth mendimeve dhe historisë së Putinit, dhe unë nuk kam ndonjë njohuri apo ide unike në këtë fushë, do të përqendrohem tek lufta e Hitlerit, ku lexuesi do të jetë në gjendje të krahasojë veprimet e Putinit, bazuar në informacionin më të përditësuar që do ketë më dispozicion.

Përgatitja

Lufta ishte planifikuar herët. Plani bazë mund të gjendet në autobiografinë e Hitlerit “Mein Kampf”, botuar në vitin 1925. Ai donte të krijonte një perandori agro-industriale që shtrihej deri në Urale, të ashtuquajturin “Rajhu i Tretë”, që supozohej të ekzistonte për një mijë vjet. Elita në pushtet do të ishte e pastër në aspektin racor. Hebrenjtë do të vriteshin ose do të dëboheshin. Më të arsimuarit në vendet sllave (Poloni, Ukrainë, Rusi etj.) do të eliminoheshin, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë sllave do të skllavërohej.

Teoritë themelore ishin: racat sipërore dhe ato inferiore, nevoja gjermane për “Lebensraum” (hapësirën jetike, pra nevoja për tokë dhe burime më pjellore). Mjerisht, mesazhi i “Mein Kampf”-it u shpërfill në përgjithësi, edhe pse Winston Churchill e lexoi një përkthim të tijin në anglisht rreth viteve 1935-1936, dhe e mori seriozisht.

Para se të ngjitej në pushtet dhe në vitet e tij të hershme si kancelar, Hitleri ishte një politikan shumë kompetent dhe i pamëshirshëm. Ishte karizmatik dhe bindës. Retorika e tij antisemite forcohej dhe dobësohej në varësi të audiencës. Ndërmori një program të suksesshëm ekonomik, duke e ulur papunësinë nga 34 për qind në janar 1933, në gati një punësim të plotë në vitin 1936.

Një pjesë e madhe e popullsisë nuk i kishte mbështetur nazistët para vitit 1933. Tre vite më vonë, Hitleri u rizgjodh në detyrë me 99 për qind të votave. Përgatitja për luftën nisi që në vitin 1933. Shpenzimet për riarmatimin e vendit u bënë një pjesë e rëndësishme e buxhetit gjerman, por shumat e shpenzuara u mbajtën sekret, për të shmangur frikën nga inflacioni.

Në vitin 1938, Gjermania ishte gati për luftë.

Nisja e luftës

Franca dhe Anglia kërcënuan me luftë, dhe ushtria gjermane ishte nervoze. Madje gjeneralët planifikuan një grusht shteti nëse do të dështojnë negociatat. Por, kryeministri britanik Neville Chamberlain, e lejoi Hitlerin të merrte çfarë të donte, dhe Franca ndoqi të njëjtën linjë.

Gjermanët nuk e donin luftën, por Hitleri po, ndaj ai paraqiti kërkesa të tjera. Pas Austrisë dhe një pjesë të Çekosllovakisë, në listë ishte Polonia, ose më saktë qyteti i lirë i Dancigut/Gdansku. Por, këtë herë Britania dhe Franca qëndruan përkrah aleatit të tyre. Më 1 shtator 1939 shpërtheu lufta.

Ajo ishte në fillim jopopullore në Gjermani (të paktën deri në fitoret e shpejta ndaj Polonisë dhe Francës).

Në fillim, Hitleri ishte udhëheqës lufte jashtëzakonisht i aftë. Por, shumë shpejt filluan të shfaqen të metat e planit të luftës. U vu re se ideologjia nuk i përshtatej realitetit. Ushtria angleze u arratis përmes Dankirkut, duke lënë pas shumë pajisje. Gjithsesi, Britania nuk ishte e gatshme të negocionte një armëpushim. Ajo vendosi të luftojë, duke marrë gjithnjë e më shumë mbështetje nga ShBA-ja.

Rusia dhe Holokausti

Hapi tjetër në planin e Hitlerit ishte pushtimi i Rusisë, i nisur në verën e vitit 1941. Në fillim gjithçka shkoi sipas planit. Por, rezistenca ruse u ashpërsua dhe, gjatë dimrit të viteve 1941-1942, ushtria gjermane iu afrua humbjes. Në dhjetorin e vitit 1941, Gjermania i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara, pasi Japonia sulmoi Perl Harborin.

ShBA-ja e mbështeti shumë Britaninë e Madhe, sidomos pas nënshkrimit të Aktit të Qirasë në marsin e vitit 1941, që i dha mundësi qeverisë amerikane të furnizonte me furnizime luftarake, duke përfshirë armë dhe municione falas, vendet që luftonin kundër Gjermanisë dhe Japonisë.

Megjithatë, shpallja e luftës nënkuptonte se gjithnjë e më shumë furnizime po kalonin në Rusi dhe Britani, dhe që vetë ushtria amerikane do t’i bashkohej luftës kundër Gjermanisë. Viti që pasoi ishte pika e kthesës së luftës. Trupat gjermane u mposhtën në nëntor 1942 në Betejën e Dytë të El-Alamein.

Ndërkohë, ushtria gjermane u dorëzua në portat e Stalingradit në shkurtin e vitit 1943. Kështu nisi tërheqja e gjatë nga Rusia.

Diçka duhet të ndryshonte në planet e luftës së Hitlerit, ndoshta në fundin e vitit 1942, kur e kuptoi se lufta ishte e humbur. Një zgjedhja e arsyeshme do të kishte qenë një mbrojtje e gjatë dhe e zgjatur e vendit, duke shpresuar se aleatët do të përçaheshin, dhe një lloj paqeje kompromisi do të siguronte mbijetesën e Gjermanisë.

Këtë rrugë kishte ndjekur Frederiku II kur Lufta Shtatëvjeçare u kthye kundër tij. Mund të kishte pasur edhe një shans të vogël më vonë, nëse do të shmangeshin tmerret e Holokaustit. Por, Hitleri kishte vendosur jo vetëm të luftonte deri në fund, por planifikoi të shkatërronte sa më shumë të ishte e mundur.

Drejt fundit

Lufta vazhdoi dhe gjermanët mbetën besnikë. Pavarësisht bllokadave dhe bombardimeve të shumta, prodhimi ushtarak i Gjermanisë u rrit, duke arritur kulmin në vitin 1944. Edhe standardi i jetesës së qytetarëve mbeti relativisht i lartë deri në vitin 1943. Furnizimet ushqimore ishin ende të mjaftueshme në vitin 1944.

Në korrik 1944, kur zbarkimi i suksesshëm aleat në Normandi dhe ofensiva ruse bëri të qartë se lufta ishte e humbur, një grup oficerësh të rangut të lartë tentuan një grusht shteti ndaj Hitlerit, por dështuan. Shumica e gjermanëve vazhduan ta mbështesnin Hitlerin dhe regjimin nazist deri në fundin e vitit 1944.

Drejtësia e pavendosur dhe tragjedia e luftës

Gjermania kapitulloi në majin e vitit 1945. Udhëheqësit e saj u ndoqën penalisht (më të famshmet janë gjyqet e Nurembergut), dhe disa nga përkrahësit më aktivë të regjimit nazist dhe ushtrisë u dënuan, por në përgjithësi drejtësia nuk u vendos. Shumë pak gjermanë u ndoqën penalisht për mizoritë e tmerrshme të kryera në frontin lindor.

Nga ana tjetër, as ushtarët sovjetikë nuk u ndoqën penalisht për mizoritë e kryera në Gjermani dhe as aleatët për sulmet me bomba ndaj qyteteve gjermane pa ndonjë rëndësi ushtarake. Një pjesë e tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore është se nuk kishte asnjë arsye që gjermanët ta nisnin atë.

Ndonjëherë njerëzit detyrohen të luftojnë për të ruajtur lirinë dhe jetën e tyre. Ndonjëherë mendojnë se janë të detyruar të zgjedhin midis luftës dhe mbetjes në hije. Por, vitet midis dy luftërave botërore, të karakterizuara nga kaosi social dhe kriza e rëndë ekonomike, ndryshuan gjithçka.

Leksionet për luftën e sotme në Ukrainë

1. Paqja nuk është e mundur, në rast se njëra palë synon luftën. Por, një qasje toleruese mund t’i japë kohë palës që e dëshiron paqen. Dhe, ajo mund të përdorë këtë kohë për të forcuar ushtrinë, dhe që popullsia e saj të jetë më e bashkuar.

2. Një vend me një ekonomi shumë të ndërlikuar mund të mbështesë luftërat moderne, pavarësisht nga ndërprerja e lidhjeve tregtare dhe sulmet e rënda me bomba.

3. Popullsia dhe ushtria janë mbështetëse edhe në një luftë humbëse. Një grusht shteti apo një kryengritje nuk ka gjasa të ndodhë (gjithsesi surprizat janë të mundshme).

4. Qëllimet luftarake të një udhëheqësi apo një qeverie, mund të ndryshojnë nga ato të deklaruara publikisht.

5. Në rast se një qeveri apo vend ka probleme, lufta ka tendencën të jetë zgjidhja e gabuar. Lufta ka të ngjarë t’i përkeqësojë problemet, dhe jo t’i zgjidhë ato.

6. Pas përfundimit të luftimeve, synimi duhet të jetë paqja. Drejtësia mund të jetë e mundur, por paqja duhet të jetë prioriteti kryesor. /Burimi: “History of Yesterday”/Në shqip nga: Bota.al/

Previous Post

Top-Gun: Maverick, një hero në skenë

Next Post

Skena që mund të shihen vetëm në Australi, burri bën sherr me kangurin

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Skena që mund të shihen vetëm në Australi, burri bën sherr me kangurin

Skena që mund të shihen vetëm në Australi, burri bën sherr me kangurin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM