ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia… 12 hours ago
Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan 12 hours ago
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë 12 hours ago
Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat! 12 hours ago
Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Lufta e përgjakshme në Lindjen e Mesme, 80 mijë palestinezë largohen nga spitali ku po strehoheshin në Gazë

albnews by albnews
10 November, 2023
in Bota
0
Lufta e përgjakshme në Lindjen e Mesme, 80 mijë palestinezë largohen nga spitali ku po strehoheshin në Gazë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Palestinezëte evakuuar nga zona e luftës në veri të Gazës thanë se mijëra persona të zhvendosur, që ishin strehuar në spitalin Shifa që gjendet në zemër të qytetit të Gazës, janë larguar pasi gjatë natës aty ka pasur shpërthime.

Në spitalin Shifa ishin strehuar pothuajse 80.000 persona, të cilët kishin ikur nga luftimet e ashpra tokësore dhe nga sulmet ajrore.

RelatedPosts

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

Disa që u larguan të premten thanë se vetëm disa qindra pacientë të plagosur rëndë dhe mjekë kanë mbetur në spital.

Nuk ka qenë e mundur që menjëherë të kontaktohet mjekët në spitalin Shifa për shkak të pengesave në shpërbimet të internetit.

Largimi nga ky spital vjen në kohën kur Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha të premten se numri i palestinezëve të vrarë që nga nisja e luftës Izrael-Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 11.000.

Mijëra palestinezë më 10 nëntor u nisën drejt autostradës së vetme të Gazës, duke u larguar nga zona e luftës në veri, pasi Izraeli njoftoi për mundësinë e evakuimit të sigurt.

SHBA-ja një ditë më herët njoftoi se Izraeli është pajtuar për pauzë humanitare katërorëshe për çdo ditë, me qëllim që civilët të largohen nga veriu i Gazës, ku ushtria izraelite po zhvillon luftime me luftëtarët e Hamasit.

Por, gjetja e një vendi të sigurt në enklavën e rrethuar nuk është aq e lehtë, pasi Izraeli vazhdimisht e bombardon këtë territor që kur Hamasi nisi sulme të befasishme në jug të Izraelit më 7 tetor.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit më 7 tetor, në Izrael janë vrarë mbi 1.400 persona.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

1 September, 2025
Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

1 September, 2025
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

1 September, 2025
Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result