ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 11 hours ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 11 hours ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 12 hours ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 12 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Lufta” e procedurave në PD, Kryesia i heq vulën Bardhit, kërkohet edhe mbledhja e Këshillit

albnews by albnews
24 July, 2023
in Albania
0
“Lufta” e procedurave në PD, Kryesia i heq vulën Bardhit, kërkohet edhe mbledhja e Këshillit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur ka mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, ka nisur beteja e radhës për legjitimitetin e procesit. Njerëzit e Lulzim Bashës kërkojnë vijimin e procesit, por kundërshtohen nga të besuarit e Gazment Bardhit që i kërkojnë këtij të fundit që të veprojë në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të ndalë garën.

Shtatë nga deputetët që ishin pozicionuar kundër rikthimit të Bashës dhe kishin premtuar se do të thërrisnin një Këshill tjetër Kombëtar, pasi sipas tyre mbledhja e këtij organi në datën 20 Qershor ishte e pavlefshme, tashmë deklarojnë se kanë marrë pëlqimin 276 anëtarëve dhe kërkojnë ndërhyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm.

RelatedPosts

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

“I kemi dorëzuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm një relacion të detajuar, së bashku me kërkesën për të ushtruar kompetencat e tij statutore. Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike”, tha deputeti demokrat Bledion Nallbati.

Por sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, pjesë e grupit që mbështet Bashën, e quan antistatuore kërkesën e tyre dhe i akuzon se po bëhen patericë e Sali Berishës.

“Pasi u njohëm me deklaratën e 7deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore. U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me vendime. Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e Statutit”, tha Sefa.

Njerëzit e Bashës, për të qenë më të qetë për rikthimin e tij në krye të PD, duket se kanë zhvilluar një mbledhje të Kryesisë në 18 Korrik, duke mbajtur atë të fshehtë, dhe i kanë hequr vulën Gazment Bardhit. Dokumenti mban 15 emra dhe 16 firma, pasi Oriola Pampuri duket se nga zelli e ka sigluar shkresën dy herë.

“Urdhërohet Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore, Z. Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së Partisë Demokratike”, thuhet në vendim.

Gazment Bardhi në një reagim për A2 CNN, vendimin e Kryesisë nuk e konsideron si të pavlefshëm, pasi mbajtja dhe arkivimi i vulës është i përcaktuar në statut.

“Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’iu vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!”, shprehet ai.

Bardhi pohoi gjithashtu do të respektojë kërkesën e 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar, përcjellë përmes deputetëve, për të thirrur një mbledhje të këtij organi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result