Forcat amerikane kanë nisur sulme të reja kundër objektivave Houthi në Jemen. Lajmi është dhënë nga zyrtarë të administratës amerikane për media të ndryshme.
“Ky sulm u krye nga USS Carney (DDG 64) me raketa sulmi tokësor Tomahawk dhe ishte një veprim pasues ndaj një objektivi ushtarak specifik të lidhur me sulmet e kryera më 12 janar për të reduktuar aftësinë e Houthi-ve për të sulmuar anijet, përfshirë ato tregtare.”, tha Komanda Qendrore e SHBA.
Sulmet ishin përgjigjja e parë ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj fushatës së vazhdueshme të sulmeve me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Sulmi i koordinuar ushtarak vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë dhe një numër vendesh partnere paralajmëruan rebelët Houthi se do të përballeshin me kundërpërgjigje ushtarake nëse nuk ndalonin sulmet.
Lëvizja Houthi, e njohur gjithashtu si Ansarallah (Përkrahësit e Zotit), është njëra anë e luftës civile në Jemen që ka shpërthyer për gati një dekadë. Ajo u shfaq në vitet 1990, kur udhëheqësi i saj, Hussein al-Houthi, nisi “Rininë Besimtare”, një lëvizje ringjalljeje fetare për një nënsekt shekullor të Islamit Shiit të quajtur Zaidizëm.
Zaidët sunduan Jemenin për shekuj, por u margjinalizuan nën regjimin sunit që erdhi në pushtet pas luftës civile të vitit 1962. Lëvizja e Al-Houthi u themelua për të përfaqësuar Zaidët dhe për t’i rezistuar sunnizmit radikal, veçanërisht ideve vehabiste nga Arabia Saudite. Ndjekësit e tij më të afërt u bënë të njohur si Houthis.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raportoi se numri i të vdekurve në Rripin ishte rritur në 23,708.