Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përshkallëzimi sërish i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, i pasuar së fundmi edhe nga lufta me Iranin, solli pezullimin e udhëtimeve drejt disa destinacioneve turistike, përfshirë edhe Shqipërinë.

Për arsye sigurie, autoritetet izraelite vendosën kufizime të përkohshme për udhëtimet, duke ndikuar ndjeshëm në numrin e vizitorëve.

Si pasojë, shumë agjenci udhëtimi dhe turistë anuluan prenotimet e bëra më herët, çka ndikoi negativisht në pritshmëritë për sezonin turistik.

“Për këtë sezon veror, ka pasur një interes të shtuar nga agjencitë izraelite për të kaluar pushimet në Durrës. Megjithatë, fillimi i konfliktit me Palestinën dhe më pas përshkallëzimi i tensioneve me Iranin ndikuan negativisht, duke çuar në mbylljen e kufijve dhe pezullimin e udhëtimeve, përfshirë edhe drejt Shqipërisë”, tha Albulen Ndrepepaj, menaxher turistik.https://www.youtube.com/embed/-0SL3uS5bUs?si=MweCNG3Avc1gf57W

Kjo situatë i detyroi operatorët turistikë qe boshllëqet e lëna nga izraelitët t’i plotësojnë gradualisht nga tregje të tjera.

“Interesimi për bregdetin e Durrësit ishte në rritje. Shumë turistë izraelitë  kishin planifikuar pushimet këtu. Boshllëqet e krijuara nga anulimi i këtyre rezervimeve po zëvendësohen gradualisht nga turistë të vendeve të tjera”, tha Ndrepepaj.

Pavarësisht sfidave, Durrësi mbetet një ndër destinacionet më të vizituara këtë verë.

Share This Article