Lufta/ Këshilli i OKB-së mund të votojë sot një rezolutë për të ndihmuar Gazën! Numri i të vdekurve të ushtarëve izraelitë ka shkuar në 126
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund të votojë në orët e ardhshme për një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që i bën thirrje Izraelit dhe Hamasit për një “ndërprerje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive”.
Objektivi, siç përmbahet në draftin jo-përfundimtar të rezolutës, është të lejojë aksesin e ndihmës në Rripin e Gazës – nga toka, deti dhe ajri – dhe vendosja e monitorimit të Kombeve të Bashkuara për të verifikuar që ndihma humanitare është shpërndarë.
Ne – shpjegoi një përfaqësues i Shteteve të Bashkuara, identiteti i të cilit nuk u përmend – jemi angazhuar në një mënyrë konstruktive dhe transparente në një përpjekje për të bashkuar përpjekjet në një rezolutë që miratohet”.
Sipas presidentit të Shteteve të Bashkuara, ndërprerja e konfliktit do të favorizonte riorganizimin e Hamasit. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit ka nevojë për të paktën nëntë nga pesëmbëdhjetë vota për t’u miratuar dhe asnjë veto nga pesë vendet anëtare të përhershme, të cilat janë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Dy javë më parë, SHBA vuri veton ndaj një rezolute që ndaloi konfliktin për të lehtësuar mbërritjen e ndihmave humanitare.
Ndërkohë ushtria izraelite (IDF) ka publikuar emrat e katër ushtarëve të tjerë të vrarë në operacionet në Gaza, duke e çuar numrin e ushtarëve të vrarë në ofensivën tokësore kundër Hamasit në 126.