Lufta kundër karteleve të drogës, Trump: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin veprime tokësore në Venezuelë, në kuadër të luftës kundër karteleve të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Së shpejti mund do të shohim veprime tokësore të ushtrisë tonë në Venezuelë”, tha Trump gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë detaje mbi natyrën ose kohën e mundshme të operacioneve.

Deri më tani, ushtria amerikane ka ndërmarrë bastisje detare kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe në ujërat pranë Amerikës së Jugut.

Deklarata e presidentit vjen mes rritjes së tensioneve me qeverinë e Nicolás Maduro-s, të cilën Uashingtoni e ka akuzuar për bashkëpunim me organizata kriminale dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Share This Article