ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 8 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 8 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 8 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Lufta kundër korrupsionit mbetet kusht për liberalizimin e vizave

albnews by albnews
25 August, 2019
in Kosova
0
Lufta kundër korrupsionit mbetet kusht për liberalizimin e vizave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Para tre vjetësh Kosova mori udhëzime nga Komisioni Evropian se duhet t’i plotësojë dy kushte për ta fituar liberalizimin e vizave.

KE në vitin 2016 kërkoi nga Kosova që të nënshkruajë marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, derisa si kusht i dytë ishte përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tani kur kanë kaluar tri vjet dhe Kosova e ratifikoi marrëveshjen me Malin e Zi ende nuk ka liberalizim të vizave.

Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Politikave Evropiane (EPIK), thotë se arsyeja kryesore pse Shtetet Anëtare nuk i kanë dhënë Kosovës dritën e gjelbër për liberalizim të vizave është fakti se Kosova në këto tri vjet nuk e ka pasur asnjë rast në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

RelatedPosts

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Serbi që u rrëmbye në Kosovë, Osmani: Është në gjedje të rëndë, ky është një provokim i rëndë

“Kosova e përmbushi kushtin e parë, domethënë e miratoi marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, por kur është fjala për luftën kundër korrupsionit asnjë rast i nivelit të lartë nuk përfundoi me sukses”, ka thënë Shasha për radion Evropa e Lirë në versionin e gjuhës serbe.

Megjithatë, ai ka thënë se përkundër këtij fakti në qershor të vitit të kaluar Komisioni Evropian ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, transmeton televizioni publik.

“Më pas Parlamenti Evropian në shtator të vitit 2018 po ashtu theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se duhet të vazhdojë edhe më tutje me procesin legjislativ në institucionet evropiane, përkatësisht miratimin e një rregulloreje e cila do t’i lejonte qytetarët e Kosovës, të cilët kanë pasaportë kosovare që të lëvizin të lirë në zonën Schengen”, ka shtuar Shasha.

Mirëpo, në shtator ndodhi bllokimi i këtij procesi, siç ka thënë Shasha, në kuadër të institucioneve evropiane, kur Këshilli i Evropës nuk u pajtua me vlerësimin e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

“Pra 27 ministra të punëve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së nuk e kanë të njëjtin mendim sikur KE apo PE, dhe atë sa i përket luftës kundër korrupsionit në nivele të larta. Ata nuk janë pajtuar që Kosova ka bërë progres në këtë fushë. Kjo është përgjigja e parë në pyetjen se pse Kosova nuk e ka fituar liberalizimin e vizave”, ka shtuar Shasha.

Çështja e liberalizimit të vizave sipas drejtorit të EPIK nuk do të zgjidhet gjatë këtij viti. Si arsye për këtë ai përmend konstituimin e institucioneve evropiane pas zgjedhjeve si dhe formimin e qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve që pritet të mbahen në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.

“Ajo çfarë dimë është se Bashkimi Evropian tani ndodhet në proces të krijimit të institucioneve të veta dhe pritet që ky proces të përfundojë deri në nëntor të këtij viti dhe që nga 1 nëntori do të kemi Komisionin Evropian me përbërje të re. Në anën tjetër në Kosovë më 22 gusht u shpërnda Kuvendi dhe pritet që pas disa ditësh të shpallet data e zgjedhjeve të reja. Kjo do të thotë se Kosova nuk do të ketë qeveri të re deri në fund të 2019-s”, ka nënvizuar Shasha.

Ai thekson se viti 2020 mund të jetë periudha kur do të ketë liberalizim të vizave. “Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë një qasje më progresive në normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të lejonte një vendim pozitiv nga BE-ja për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë Shasha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result