“Lufta kundër terrorizmit na bashkon”- Presidenti Begaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Në solidaritet me SHBA duke nderuar jetët e humbura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kujtuar sot sulmet e 22 viteve më parë në kullat binjake në SHBA.

Me anë të  një postimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Shqipëria qëndron në solidaritet me SHBA duke kujtuar jetët e humbura.

Lufta kundër terrorizmit na bashkon, shkruan presidenti Begaj.

“Sot ndalemi për të kujtuar ngjarjet tragjike të 11 shtatorit. Ne qëndrojmë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara, duke nderuar jetët e humbura atë ditë. Lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri”, shkruan në platformën X Begaj.

Share This Article