Lufta/ Macron: Rusia s’do arrijë dot ta pushtojë Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez Emanuel Macron ka deklarura se Ukraina nuk do të pushtohet dhe se lufta e udhëhequr nga Rusia është tashmë një dështim strategjik dhe gjeopolitik për Moskën.

Këtë deklaratë, Macron e bëri gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me liderët polakë dhe gjermanë.

“Ne do të sigurojmë që Rusia të mos dalë fitimtare dhe gjithashtu do të parandalojmë tërheqjen e saj nga kjo luftë”, u zotua Macron.

Udhëheqësit u mblodhën për të gjetur një konsensus të përbashkët përpara samitit të ardhshëm të NATO-s që do të zhvillohet në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius më 11-12 korrik.

Gjatë konferencës së sigurisë në Bratislavë, Sllovaki, në maj, Macron u kërkoi vendeve perëndimore që t’i ofrojnë Ukrainës garanci të forta, konkrete dhe të prekshme të sigurisë dhe ta bëjnë atë pjesë të NATO-s, transmeton AlJazeera. 

Megjithatë, vendet e NATO-s kanë mendime të ndryshme se si të reagojnë ndaj kërkesës së Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Share This Article