Lufta në Gaza ka mbaruar dhe Lindja e Mesme do të “normalizohet”. Kështu ka bërë të ditur Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërsa fluturonte për në Izrael. I pyetur për perspektivat e rajonit, Trump tha: “Mendoj se do të normalizohet”. Trump shtoi se nga paqja e gjithë Lindja e Mesme do të përfitojë
“Lufta mbaroi, në rregull. A e kupton këtë? Mendoj se po. Mendoj se do të zgjasë. Ka shumë arsye pse do të ndodhë. Por mendoj se njerëzit janë të lodhur prej saj. Kanë kaluar shekuj, jo vetëm kohët e fundit, kanë qenë shekuj. Mendoj se njerëzit janë të lodhur prej saj.
Nuk mendoj se ka një ndikim të madh sepse mendoj se mezi do të na duhet ta përdorim. Mendoj se njerëzit do të sillen mirë. Të gjithë e dinë vendin e tyre. Do të jetë shumë mirë për të gjithë. Do të jetë shumë mirë për vendet përreth. Arabë, myslimanë, të gjithë, do të jetë shumë mirë për Izraelin. Të gjithë janë të lumtur dhe mendoj se do të mbetet kështu, Peter”, tha Trump.