Lufta me Hamasin, DASH pezullon fluturimet drejt Izraelit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti Amerikan i Shtetit do të pezullojë fluturimet çarter nga Izraeli të martën për shkak të mungesës së kërkesës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se do të pezullojë fluturimet çarter për amerikanët jashtë Izraelit si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller u shpreh se kërkesa për fluturime ka rënë në mënyrë të vazhdueshme.

 “Ne vazhdimisht kemi parë që kërkesa për fluturimet tona çarter të zbresë. I kemi njoftuar të gjithë se fluturimi çarter nesër është i fundit që ne jemi duke planifikuar, kështu që nëse ata duan të largohen, tani është koha për ta bërë atë. Mos prisni për një fluturim tjetër” tha Miller, por shtoi se ata do të vazhdojnë “të kryejnë vlerësime në kohë reale nëse ka kërkesë shtesë”.

Ndërkohë, amerikanët në Gaza vazhdojnë të jenë të bllokuar pasi porta e Rafahut mbetet e mbyllur. Zyrtarët amerikanë ia kanë fajësuar Hamasit për këtë.

Share This Article