Lufta në Afganistan, 27 fëmijë u vranë në tre ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 27 fëmijë janë vrarë në Afganistan përgjatë tre ditëve mes luftimeve të ashpra midis talibanëve dhe forcave qeveritare, ka deklaruar OKB-ja.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, Unicef, tha se ishte e tronditur nga “përshkallëzimi i shpejtë i shkeljeve të rënda kundër fëmijëve”.

Talibanët kanë bërë avancime të mëdha në të gjithë vendin, derisa tërhiqen trupat e huaja, duke marrë të paktën gjashtë kryeqytete rajonale që nga e premtja.

Ata kanë refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim.

Në një deklaratë të hënën, Unicef tha se mizoritë që po kryheshin ndaj fëmijëve po rriteshin “nga dita në ditë”.

Sipas Unicef, 27 viktimat u regjistruan në tre provinca – Kandahar, Khost dhe Paktia. Rreth 136 fëmijë u plagosën gjithashtu në këtë zona gjatë tre ditëve të fundit. 

Share This Article