Pas SHBA-së, Kanadasë, Australisë dhe Italisë, edhe Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar pezullimin e financimit të UNRWA-s, pas akuzave izraelite se disa prej anëtarëve të saj janë përfshirë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.
“Britania është e tronditur” dhe ka vendosur të “pezullojë përkohësisht të gjitha financimet” për agjencinë e OKB-së për palestinezët “ndërkohë që po shqyrton akuzat”,- tha ministria e Jashtme britanike.
Listës së vendeve që kanë pezulluar mbështetjen financiare i është bashkuar edhe Finlanda.
UNRWA reagoi ndaj provave të paraqitura nga Izraeli duke hapur një hetim të brendshëm dhe duke pushuar nga puna “disa” operatorë.