Lufta në Izrael, paralajmëron Netanyahu: Përgjigjja jonë do të ndryshojë Lindjen e Mesme! Ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e tmerrshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë takimit me kryetarët e qyteteve izraelite afër Rripit të Gazës ka deklaruar se përgjigja e sulmit të Hamasit nga Gaza do të ndryshojë sipas tij Lindjen e Mesme.

“Ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme”,është shprehur gjatë takimit Netanyahu, sipas BBC.

Ndër të tjera në fjalën e tij, kryeministri Netanyahu ka deklaruar se “ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme”.

“Ne jemi në mes të një fushate. Unë e di që ju keni kaluar një provë të vështirë dhe të tmerrshme. Ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme. Udhëheqja juaj ka qenë shumë të fortë në këto dite të vështira. Shteti nuk do të lërë asnjë gur pa rrotulluar për t’ju ndihmuar të gjithëve. Ju kërkoj të qëndroni te patundur sepse do të ndryshojmë Lindjen e Mesme”, është shprehur ai.

Deri më tani mbi 1200 viktima kanë humbur jetën në Gaza pas sulmeve ajrore të Izraelit.

Forcat Ajrore të Izraelit thonë se kanë goditur më shumë se 500 baza terroriste në Gaza gjatë natës. Izraeli pretendon se shumica e pikave të hyrjes nga Gaza në Izrael janë mbyllur, shumica me tanke. Megjithatë ushtria nuk mohon se luftëtarët e Hamasit mund të jenë ende duke kaluar në Izrael nga Gaza.

Share This Article