Lufta në Izrael/ Ushtarët raportojnë se kanë gjetur foshnja të vrarë nga Hamas dhe dhjetëra të vdekur!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtarët izraelitë që hynë në Kfar Aza, në pjesën jugore të vendit, i cili ishte shënjestruar nga terroristët e Hamasit, u përballën me një pamje të tmerrshme.

Kfar Aza është disa qindra metra nga kufiri me Gazën. Ushtarët e thirrur në vendngjarje mund të kenë pritur të gjendeshin përballë tmerreve, por ajo që panë ishte shumë më e keqe nga sa prisnin.

Dëshmitë e ushtarëve flasin për familje të tëra të vdekura në shtretër, madje edhe 40 foshnja dhe fëmijë të vegjël të vdekur, disa prej të cilëve iu prenë kokat.

Gazetarja Nicole Zedek e i24News ishte ajo që raportoi rrëfimet e 40 fëmijëve të vdekur. Më vonë ajo sqaroi se kjo ishte diçka që i kishin përcjellë ushtarët dhe se ende nuk ka një numër përfundimtar të viktimave.

Business Insider raportoi se raporti u konfirmua edhe nga një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite se ushtarët gjetën trupa të prerë të foshnjave në Kfar Azza, por pa përmendur numrat. Rreth 70 terroristë të Hamasit kishin pushtuar Kfar Azza. Dhe trupat e tyre shtrihen brenda kibucit.

Kibuci u vizitua të martën nga gazetarë dhe ekipe televizive, të shoqëruar nga ushtarë izraelitë. Në të njëjtën kohë ka nisur edhe procesi i gjetjes së trupave brenda banesave, të cilat mund të jenë të montuara me lëndë plasëse.

“Nuk është luftë dhe fushëbetejë. Ju shihni foshnjat, nënën dhe babanë në dhomat e tyre të gjumit, në strehimore dhe se si terroristët i vranë. Është një masakër”, u tha gazetarëve gjenerallejtënant Itai Veruv.

Share This Article