Lufta në Kosovë, rezoluta e Kongresit amerikan, e iniciuar nga Joe Biden, që autorizoi presidentin Clinton të nisë sulmet ajrore mbi caqet serbe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm katër ditë pasi pala serbe-jugosllave kishte refuzuar të nënshkruante Marrëveshjen e Ramujesë për ndërprerjen e luftës në Kosovë, më 23 mars të vitit 1999 (22 vjet më parë), Kongresi Amerikan me anë të një rezolute autorizoi presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton që të ndërmirren sulme ajrore kundër Federatës Jugosllave, përkatësisht ndaj caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Rezoluta për sulmet ajrore ishte inicuar nga senatori demokrat i Delaware, Joseph Biden, i cili tash është president i SHBA-së.

“Autorizohet Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme me raketa në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi)”, thuhet në rezolutë, shkruan Telegrafi.

Pro kësaj rezolute kishin votuar 58 senatorë nga 100 prej tyre.

Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Republikës Federale e Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës. Kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sulmet ajrore zgjatën 78 ditë, nga 24 mars 1999 deri më 10 qershor 1999. Emri i koduar operacionit zyrtarisht nga NATO ishte “Operation Allied Force”  (Operacioni Forcave Aleate). 

Share This Article