Lufta në Lindjen e Mesme, Biden beson se marrëveshja për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi është pranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se beson se një marrëveshje për të siguruar lirimin e disa prej pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza është pranë.

Kur u pyet nga një gazetar nëse ishte afër arritjes së një marrëveshjeje, presidenti u përgjigj:“Besoj se po”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Katarit, një ndërmjetës kyç midis Izraelit dhe Hamasit, tha gjatë fundjavës se vetëm “detaje shumë të vogla” duheshin kopsitur përpara se të përfundonte një marrëveshje.

Rreth 238 pengje besohet se ende mbahen brenda Gazës, që nga nisja e luftës në fillim të tetorit.

Ushtria izraelite publikoi për herë të parë fotot e numrit të madh të fëmijëve të mbajtur peng nga Hamasi .

“Bota feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, por 40 fëmijë mbahen peng nga terroristët në Gaza”, nis postimii IDF-së.

Share This Article