ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë 5 hours ago
Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje 5 hours ago
SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme 5 hours ago
US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz 5 hours ago
Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor   5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

“Lufta” në rrjetet sociale, nga Luiz Ejlli tek Efi Dhedhes, kush janë ish-banorët e BBV që blejnë ndjekës

albnews by albnews
18 November, 2023
in Show - Biz
0
“Lufta” në rrjetet sociale, nga Luiz Ejlli tek Efi Dhedhes, kush janë ish-banorët e BBV që blejnë ndjekës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Si çdo javë, “Top Albania Radio” liston trafikon te rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother”. Por, teksa shifrat janë shumë të luhatshme, në rrjet flitet shpesh se në fakt, disa prej këtyre ish-banorëve, ndonëse të “harruar” nga publiku dhe ekranet, ende kanë pak më pak se 1 milion ndjekës, me gjasa të blerë.

Në vend të fundit renditet Efi Dhedhes. Së fundmi, ajo nuk ka qenë shumë aktive, por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur sërish 1 mijë ndjekës. Por, ndonëse ka muaj që vetëm humb ndjekës, sërish Efi ka një numër shumë të lartë ndjekësish, që vështirë se një personazh tjetër mund t’i bëjë në aq pak kohë sa ajo është e njohur në ekran.

RelatedPosts

I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, Nderi i Kombit prehet në Vuno

Reportazh/ Vunoi “parajsa” e pushtuar me hekur e beton nga ‘strategjikët’

Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur

Jori Delli ka qenë pa diskutim një nga personazhet më të përfolur të “BBV 2” edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë, ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron 528K.

Kujtojmë se kur ajo u fut në “Big Brother”, në vendin tonë ishte thuajse e panjohur dhe numëronte rreth 40 mijë ndjekës, sot pas gati 6 muajsh, ajo ka më shumë se 10-fishi i asaj që kishte më herët, duke ngritur dyshimet se edhe Jori ka një numër të madh ndjekësish të blerë.

Armaldo Kllogjeri renditet në vend të tetë për këtë javë. Këtë herë ai nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 121K.

Dea Mishel ka qenë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Si blogere Dea është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, duke treguar shumë nga jeta e saj e përditshme. Dea nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve këtë javë.
Keisi Medini nuk ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale apo me projekte të reja kohët e fundit. Këtë javë ajo po ashtu nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve.

Në vend të pestë për këtë javë është këngëtarja Nita Latifi. Ajo ka fituar 1 mijë ndjekës, nga 139K tashmë ka 140K. Duke marrë parasysh se Nita është harruar plotësisht nga televizionet dhe mediat e shkruara për këtë pjesëmarrje në “Big Brother”, mendohet se edhe ajo ka një pjesë ndjekësish të blerë.

Vendi i katërt për këtë javë shkon për Ronaldo Sharkën duke fituar 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 208K. Para dy javësh, ai u eliminua nga “Dancing With The Stars”, duke e përfunduar kështu rrugëtimin e tij. Ronaldo ka qenë një ndër personazhet që e ka nisur këtë rrugëtim me shumë pak ndjekës, duke pasur një rritje të madhe në pak kohë.

Sukses ky që natyrisht nuk u përkthye me pjesëmarrjen e tij në Big Brother, që mbaroi herët. Ndaj shifra kaq e madhe në Instagram, ka dyshime se në fakt një pjesë është e blerë nga vetë gazetari.

Olta Gixhari në ndryshim nga java e kaluar ku ishte me humbje, këtë herë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë. Momentalisht, Olta është në rolin e një prej anëtareve të jurisë në “Dancin With The Stars”, por duket se shpesh nuk komentohet shumë mirë roli i saj në këtë panel nga ndjekësit.

Teksa javën e kaluar ishte në vend të parë, këtë herë Kiara Tito ka rënë me një pozicion. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare dhe tashmë numëron 778K. Kohët e fundit, vazhdon të përflitet goxha në rrjet se ajo është në pritje të ëmbël dhe madje disa burime kanë konfirmuar se fëmija që do të vijë në jetë është vajzë.

Luiz Ejlli ka fituar 6 mijë ndjekës më shumë në “Instagram” dhe numëron 620K. Një rritje kjo që kishte kohë që mungonte prej Luizin, ku tashmë fansat e tij prej kohësh e kanë mbështetur në rrjetet sociale, duke e ndjekur. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të për këto 6 mijë ndjekës më shumë, apo thjesht edhe Luizi ka vendosur që të rrumbullakosë shifrën, duke e çuar në 620K dhe i ka blerë këto 6 mijë ndjekës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë

Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë

3 September, 2025
Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje

Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje

3 September, 2025
SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme

SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme

3 September, 2025
US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz

US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result