Lufta në Ukrainë, Biden sanksionon 300 anëtarë të Dumës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet amerikane kanë vendosur të shtojnë më tej sanksionet ndaj Rusisë në lidhje me agresionin e pajustifikuar dhe paprovokuar që po zhvillon tashmë prej 28 ditësh në Ukrainë.

Mediat kanë mësuar se presidenti Joe Biden pritet të vendosë shumë shpejt kufizime ndaj 300 anëtarëve të Dumës, dhomës së ulët të parlamentit rus.

Këto sanksione do të shpallen të enjte gjatë vizitës së Biden në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO për Ukrainën dhe në takimin e liderëve të G7

Share This Article