Lufta në Ukrainë, çmimet “çmenden” në Shqipëri, nis blerja me shumicë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina është në luftë, por në Shqipëri ka nisur beteja për mbijetesë. Rritja e çmendur e çmimeve ka prekur gjithçka, deri tek ushqimet bazë. Në çdo dyqan dhe market ndihet shqetësimi i qytetarëve. E pamundur të përballojnë këtë rritje çmimesh, thonë ata.

Tashmë frika nga një tjetër luftë, ka boshatisur rezervat me miell në magazinat e marketeve të mëdha. Prej ditësh edhe në raftet e dyqaneve ka mungesa të miellit, ndërsa nga pronarët e këtyre bizneseve janë afishuar njoftime të pazakonta që duket se paralajmërojnë ditë më të vështira; “mos blini më shumë se 5 pako”.

Më të goditurit nga kjo situatë janë pensionistët. Enden përreth rafteve në markete për të gjetur ndonjë produkt që mund t’i ketë shpëtuar rritjes. Por as çmimi I bukës nuk është më sa dje. E ndoshta nesër thonë shitësit do të ketë një tjetër rritje.

Ndërkohë tregjet e fruta-perimeve, boshatisur prej ditësh nga blerësit, janë dëshmi e asaj që po përjetojnë qytetarët në vend, rritjen më të madhe të çmimeve ne dy dekadat e fundit.

Share This Article