• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Lufta në Ukrainë është faj edhe i NATO-s

Lufta në Ukrainë është faj edhe i NATO-s

by albnews
14 May, 2022
in Bota
0
2
VIEWS

Harlan Ullman – Atlantic Council

Në një intervistë me gazetën italiane” Corriere Della Sera” Papa Françesku tha se “Lehja e NATO-s ndaj Rusisë” solli që “Kremlini të reagojë keq dhe të nisë konfliktin”. 

 Megjithatë, hedhja poshtë e komenteve befasuese të Papës mund të jetë një veprim dritëshkurtër për shkak se, sigurisht që disa veprime të SHBA dhe NATO-s shkaktuan në fakt “reagimin e keq” të Kremlinit.

Përgjatë 22 vjetëve të shkuar në veçanti, disa politika të Amerikës, gabime dhe llogari të gabuara përkundrejt Rusisë kanë prodhuar kundërveprim. Asnjë prej tyre nuk mund të jetë justifikim për luftën e tmerrshme dhe ilegale të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë. Por një rishikim i marrëdhënieve SHBA-Rusi nënvizon fuqinë e pasojave të paqëllimta. 

Putin u bë president në detyrë në ditën e Vitit të Ri, 2000, po atë vit që George W. Bush do të zgjidhej presidenti i 43-të i SHBA. Presidenca e Boris Yeltsin e la Rusinë në situatë shumë të vështirë, të dëmtuar psikologjikisht nga zhbërja e statusit të vet të superfuqisë. Në fjalën e tij të Mijëvjeçarit po atë ditë, Putin dha vijat e përgjithshme sesi ai do të restauronte madhështinë e Rusisë.

Fillimisht Bush dhe Putin u morën vesh. Por obsesioni i ri i administratës amerikane me Iranin si armik, e çoi Bushin të përqednreonte Pentagonin në mbrojtjen raketore dhe hapësinore. Një pasojë e kësaj ishte se Bush njoftoi synimin e SHBA për t’u tërhequr nga Traktati i Raketave Anti-Balistike i vitit 1974 që kishte qenë dokument qendror në marrëdhënien strategjike SHBA – Bashkimi Sovjetik. Abrogimi i traktatit nuk kaloi mirë në Moskë, sidomos nisur nga besimi që dominonte në Kremlin për diferencën e madhe teknologjike me SHBA pas luftës së Gjirit më 1991. Kjo ndodhte para 11 shtatorit 2001.

Kur Amerika ndërhyri në Afganistan në fund të vitit 2001, Putin u irritua për shkak se ekipi i Bush kishte refuzuar këshillën ruse të bazuar në dështimin e Rusisë në atë vend. Në vitin 2003, Putin këshilloi me vendosmëri Bush kundër pushtimit të Irakut, pasi lideri rus druhej se rajoni do të zhytej në kaos. Dhe zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s ishte nevralgjik për Rusinë. Disa administrata e nënvlerësuan apo injoruan seriozitetin e kësaj çështjeje për Rusinë.

Në Konferencën e Munihut, Putin lëshoi një kritikë të egër kundër SHBA si “një fuqi unilaterale” dhe kundër zgjerimit të NATO-s. Pjesëmarrësit u shokuan nga intensiteti i sulmeve të Putin, por përndryshe e refuzuan atë gjerësisht. Ky ishte një gabim. Ishte e qartë se Putin besonte se ishte trajtuar pa respekt dhe ishte margjinalizuar nga SHBA dhe NATO, shtuar kjo brengës së tij për trajtimin patronizues që besonte se Rusia po merrte.

Samiti i vitit 2008 në Bukuresht ishte ndoshta pika e kthesës. Gjeorgjia dhe Ukraina kishin aplikuar për Planin e Aksionit të Anëtarësimit – rruga për anëtarësimin e plotë. Aplikimi u bllokua nga Franca dhe Gjermania. Por në një mënyrë të përsëritur presidenti Bush deklaroi se Gjeorgjia dhe Ukraina dikur do të bashkoheshin me Aleancën. Ai “premtim” u përfshi në raportin përfundimtar të samitit për të mos e fyer presidentin amerikan.

Putin u tërbua dhe i tha Bush-it se “kjo nuk do të kalojë” duke i bërë jehonë përgjigjes së George H. W. Bush ndaj pushtimit të Kuvajtit nga Saddam Hussein në vitin 1990. Bush e refuzoi paralajmërimin.

Në vitin 2008, Putin provokoi Gjeorgjinë t’i përgjigjej një operacioni të inksenuar rus dhe si pasojë pushtoi Osetinë e Jugut dhe Abkazinë. Me kufijtë e kontestuar, Gjeorgjia ishte teknikisht e papërshtatshme për anëtarësim në NATO. Gjashtë vjet më pas, Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina pas protestave në shehin “Maidan” dhe largimin nga detyra të presidentit pro-rus Viktor Yanukovych, duke akuzuar Uashingtonin për mbështetje të ndryshimit të regjimit.

Në vitin 2016, Rusia u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe për operacione masive hakerimi. Pavarësisht përpjekjeve të presidentit Trump për të përmirësuar marrëdhëniet me Putin, në rastin më të mirë ato mbetën të ngrira. Disa demokratë akuzuan Trump se ishte “idioti i dobishëm” i Putin. Dhe marrëdhëniet u bënë edhe më toksike nga një seri strategjish mbrojtjeje të SHBA, duke nisur nga administrata Obama që shënjestronte Rusinë si një nga pesë kundërshtarët potencialë që duhej “frenuar dhe nëse vjen lufta, mundur”.

Ndoshta tërheqja joprofesionale e SHBA nga Afganistani në guhst të vitit 2021 e bindi Putin-in se mund të merrte veprime të guximshme në Ukrainë pa shumë risk. Pasi grumbulloi trupa masive në kufijtë e Ukrainës, Rusia i dërgoi kërkesa SHBA, NATO-s dhe BE-së, përmes të cilave u bënte thirrje për një kuadër të ri sigurie europiane; tërheqje e NATO-s në Perëndim dhe refuzim i anëtarësimit të Ukrainës. Të dyja u hodhën poshtë.

Në vend të kësja, SHBA propozoi bisedime për stabilitetin strategjik dhe kontrollin e armëve, duke injoruar kërkesat kyçe të Putin.

Se kur Putin vendosi të pushtonte Ukrainën, kjo është e paqartë. Por nga perspektiva e tij, ai u la pa asnjë zgjedhje. Ukraina ishte interes jetik i Rusisë që duhej zgjidhur me luftë nëse duhej. Perëndimi dështoi ta kuptonte këtë gjë.

A mundet që ndonjë prej veprimeve të SHBA ta shmangte luftën? Ndoshta jo. Por dështimi për të konsideruar pasojat e paqëllimshme është një mësim që nuk duhet harruar. Ndoshta kjo është ajo që Papa kishte ndërmend.

Burimi: The HIIl

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

Previous Post

Analiza e BIRN/ Mesazh në bombë: Shpërthimet “paralajmëruese” të bandave shqiptare

Next Post

Libani kap fundin/Djali i Guvernatorit të Bankës Qendrore, transferta miliona dollarë jashtë vendit

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Libani kap fundin/Djali i Guvernatorit të Bankës Qendrore, transferta miliona dollarë jashtë vendit

Libani kap fundin/Djali i Guvernatorit të Bankës Qendrore, transferta miliona dollarë jashtë vendit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Këmbimi valutor 3 dhjetor 2024/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten Paunid, Dollari dhe Euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

7 June, 2025
Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4835 shares
    Share 1934 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM