E premtja shënoi një vjetorin e fillimit të agresionit të paprovokuar mbi Ukrainë nga Rusia, e cila nisi konfliktin më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kur trupat e tij nisën agresionin më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin priste të kalonte shpejt vendin dhe të merrte Kievin.
Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe forcat e tij e ndeshën pushtimin me rezistencë goditëse dhe – me ndihmën e një Perëndimi të bashkuar dhe një sërë problemesh të Rusisë – ishin në gjendje t’i pengonin këta të fundit, madje duke sfiduar pritshmëritë e pjesës më të madhe të botës.
Megjithatë, kostoja e luftës – në jetë, para dhe pajisje ushtarake – ka qenë e lartë, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, ua sjellim disa nga të dhënat kryesore që ilustrojnë pasojat e deritanishme të luftës.
Të vdekur dhe të plagosur
Trupat ruse të vrarë: 40,000 deri në 60,000 – sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar
Viktimat ruse, ose trupat e vrarë ose të plagosur në aksion: Deri në 200,000
Trupat ukrainase të vrarë: Deri në 13,000
Viktimat e Ukrainës, ose trupat e vrarë ose të plagosur në aksion: Mbi 100,000
Civilë të vrarë: të paktën 8,006, sipas OKB-së
Civilë të plagosur: të paktën 13,287, sipas OKB-së
Fëmijë ukrainas të vrarë: 461, me 927 të plagosur dhe 345 të zhdukur
Rusët e shquar që kanë vdekur në mënyrë të dyshimtë që nga fillimi i luftës: Të paktën dy duzina
Civilë të vrarë në rajonin e Kievit – duke përfshirë Bucha: “Më shumë se 1,700 civilë u vranë” në rajonin e Kievit, “përfshirë rreth 700 në Bucha”, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, më 22 shkurt.
Refugjatët dhe ata që kanë ikur
Refugjatë ukrainas: 8 milionë, sipas UNHCR
Ukrainas të zhvendosur brenda vendit: 5.9 milionë, po sipas UNHCR
Fëmijë ukrainas të dërguar në Rusi: Të paktën 6,000, sipas Observatorit të Konfliktit (Kievi e ka vendosur këtë numër në 14,000)
Rusët që kanë ikur nga vendi: Të paktën 500,000, sipas The Washington Post
Ndihma për Ukrainën
Shuma totale e asistencës së sigurisë për Ukrainën nga SHBA: 29.8 miliardë dollarë
Shuma totale e ndihmës për Ukrainën nga SHBA, duke përfshirë atë humanitare, financiare dhe ushtarake: 76.8 miliardë dollarë
Shuma totale e ndihmës për Ukrainën nga Bashkimi Evropian: 58.2 miliardë dollarë
Humbjet ushtarake
Tanke që Rusia ka humbur: 2000 deri në 2300, ose rreth gjysma e flotës së saj të paraluftës, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike
Aeroplanët që Rusia ka humbur: 342
Numri i përgjithshëm i pajisjeve ushtarake që Rusia ka humbur: 9,394
Pse Moldavia ka frikë se mund të jetë “caku i radhës i Putinit”?
Armët që SHBA ka dërguar në Ukrainë, të cilat kanë rezultuar se “kanë ndryshuar lojën”:
38 HIMARS, ose sisteme raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë
8500 raketa antitank Javelin
1600 raketa kundërajrore Stinger
Të tjera
Numri i krimeve të dyshuara të luftës: 65,000, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës
Kostoja e dëmit në ekonominë dhe infrastrukturën e Ukrainës: Më shumë se 700 miliardë dollarë, sipas kryeministrit ukrainas Denys Shmyhal
Numri i sanksioneve perëndimore kundër Rusisë:
9025 individë
2636 subjekte.