Lufta në Ukrainë/ Putin: Të hapur për dialog me këdo që kërkon paqe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Rusia është e hapur për dialog me këdo që kërkon paqe”, kështu ka deklaruar Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në Shën Petersburg, të cilët i paraqitën atij një plan për të filluar ndërmjetësimin në Ukrainë.

Presidenti rus akuzoi se është Ukraina ajo që nuk dëshiron të negociojë, ndërsa sipas kreut të Kremlinit “të gjitha problemet në Ukrainë filluan pas grushtit të shtetit të armatosur antikushtetues të vitit 2014, i mbështetur nga sponsorët perëndimorë”.

Po ashtu Putin ka folur edhe për marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, duke deklaruar prerazi se ajo nuk do të rinovohet.

Nuk ka asnjë shans të rinovohet”, ka deklaruar ai.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 479-të, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina po rifiton territoret./ TGCOM

Share This Article