Lufta në Ukrainë, Putin vendos forcat bërthamore në gatishmëri të lartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur vënien në punë të mbrojtjes nukleare, ndërsa ka ngritur në gadishmëri të lartë të gjithë ushtarakët e këtyre armëve strategjike.

Kjo ka ardhur si pasojë e sanksioneve të mëdha të vendosura nga perëndimi për Rusinë, pas sulmit ndaj Ukrainës.

Presidenti rus i tha Sergei Shoigu, ministrit rus të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të përgjithshëm Valery Gerasimov të dielën se ‘vendet perëndimore nuk po ndërmarrin vetëm veprime ekonomike jo miqësore kundër vendit tonë. por liderët e vendeve të mëdha të NATO-s po bëjnë deklarata agresive për vendin tonë’.

Takimi në Kremlin është transmetuar në TV shtetëror.
‘Unë urdhëroj që forcat e parandalimit të Rusisë të vendosen në një gadishmëri të lartë detyre,’ tha Putin.

Share This Article