Lufta në Ukrainë, Scholz: Rusia duhet të kuptojë se ka marrë një rrugë të gabuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar përpjekje të reja diplomatike për paqen në Ukrainë, një javë pas bisedimeve për këtë çështje në Arabinë Saudite.

Përfaqësues nga rreth dyzet vende, duke përfshirë Kinën, Gjermaninë, Indinë dhe Shtetet e Bashkuara, morën pjesë në takimin e 5 gushtit në Jeddah, në të cilin Rusia nuk ishte e ftuar.

Ka kuptim që ne të vazhdojmë këto bisedime, sepse ato rrisin presionin ndaj Rusisë për të kuptuar se ajo ka shkuar në rrugën e gabuar dhe se duhet të tërheqë trupat e saj dhe të bëjë të mundur paqen”, tha kancelari gjerman në samitin vjetor.

Olaf Solz i quajti bisedimet e zhvilluara në nivel të këshilltarëve të Politikës së Jashtme, si në Jeddah kohët e fundit ashtu edhe në Kopenhagën në qershor, “shumë të rëndësishme” dhe shtoi se “ky është vetëm fillimi”.

Rusia ka njoftuar se një zgjidhje paqësore është e mundur vetëm nëse ukrainasit dorëzojnë armët.

Kievi i ka kërkuar vazhdimisht Berlinit raketa me rreze të gjatë Cruise Taurus për të rritur aftësitë ushtarake të forcave ukrainase, por Gjermania deri më tani ka refuzuar ta plotësojë kërkesën, nga frika se raketat mund të arrijnë në territorin rus, duke e përshkallëzuar konfliktin.

Olaf Solz përsëriti se Gjermania është furnizuesi i dytë i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së. Por për sa i përket raketave Taurus, ai u përmbajt të mos jepte një përgjigje të qartë.

Si në të kaluarën, ne do të shikojmë me shumë kujdes çdo vendim, çfarëdo që të jetë e mundur, çfarëdo që ka kuptim, cilido qoftë kontributi ynë”, tha ai./ CNN.gr

Share This Article