• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Lufta në Ukrainë: Takimi i parë SHBA – Rusi

Lufta në Ukrainë: Takimi i parë SHBA – Rusi

by albnews
18 February, 2025
in Bota
0
19
VIEWS

Pas një periudhe të gjatë të raporteve të ngrira përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë duan të takohen për bisedime lidhur me Ukrainën. Por ky nuk është patjetër lajm pozitiv për Ukrainën dhe Europën, mendojnë ekspertët.

Kishte kohë që përflitej, por tani u konkretizua: Këtë të martë (18.02.2025) do të takohen delegacionet nga SHBA-jadhe Rusia në kryqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për të biseduar lidhur me luftën në Ukrainë. Ky është takimi i parë ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë që nga fillimi i luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainë. Por në këtë takim Kievi nuk do të përfshihet.

Qeveria e Arabisë Saudite konfirmoi takimin e planifikuar. Qeveria e SHBA-së do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Marco Rubio, këshilltari i Sigurisë Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Sipas një zëdhënësi të Kremlinit ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe një këshilltar i nivelit të lartë të kreut të shtetit Vladimir Putin, Juri Uschakov, kanë udhëtuar të hënën.

Për çfarë do të bisedohet?

Për të martën është planifikuar takimi me përfaqësuesit e SHBA-së, gjatë të cilit do të kryesisht do të bëhet fjalë për “rivendosjen e marrëdhënieve ruso-amerikane”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sikurse njofton agjencia e lajmeve AFP. Sipas agjencive të lajmeve do të synohet edhe për “bisedime të mundshme lidhur me një rezolutë përUkrainën”. Po ashtu do të përgatitet edhe një takim i mundshëm ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.  Moska dhe Uashingtoni duan t’i lënë pas “marrëdhëniet anormale” të kohëve të fundit, tha ministri i Jashtëm Lavrov.

Jonas Driedger, punonjës shkencor në sektorin e programit “Siguria Ndërkombëtare” në Institutin Peace Research Institut Frankfurt (PRIF), mendon, se në radhë të parë për Rusinë ky takim është një lëvizje mjaft e favorshme. “Nga këndvëshrimi rus ky takim direkt me përfaqësuesit e lartë të SHBA-së, e madje duke përjashtuar Europën dhe Ukrainën, është në vetvehte një sukses”, thotë ai për DW. “Takimi si të barabartë me SHBA-në është prej kohësh një qëllim, prej nga Putin mund të shpresojë gjithashtu që përmes Trump të ushtrojë presion ndaj Ukrainës dhe partnerëve europiane të NATO-s. E paqartë është, nëse do të përmbushen këto shpresa”, thotë Driedger.

Cili është qendrimi i Ukrainës?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj ka deklaruar ndërkohë, se nuk do t’i pranojë marrëveshjet e mudshme ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë lidhur me luftën në vendin e tij. “Ukraina çdo marrëveshja për Ukrainën pa Ukrainën i konsideron si marrëveshje pa rezultat”, tha Zelenskyj në takim me gazetarë gjatë një vizite në Emiratet e Baashkuara Arabe.

Zelenskyj deklaroi, se Ukraina nuk është informuar për takimin ruso-amerikan këtë të martë në Arabinë Saudite dhe as nuk do të marrë pjesë në të.

Çfarë dihet për planet e Trumpit?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump javën e kaluar zhvilloi papritur një bisedë telefonike me kreun e Kremlinit Vladimir Putindhe sipas tij janë dakordësuar për fillimin e “menjëhershëm” të bisedimeve lidhur  me të ardhmen e Ukrainës.

Se cila do të jetë saktësisht përmbajtja e bisedimeve këtë të martë, është ende e paqartë. Por që prej një javë kanë rrjedhur informacione nga portali ukrainas i lajmeve strana.today, prej nga mësohet se me gjasë bëhet fjalë për një “plan 100 ditësh” për paqen në Ukrainë. Zyrtarisht gjithësesi nuk është konfirmuar deri tani një plan i tillë. Nëse u beson këtyre informacioneve, më 20 prill mund të vendoset armëpushim në Ukrainë, që do të ngrijë vijën e frontit në lindje të Ukrainës.

Po sipas këtyre informacioneve ky “plan 100 ditësh” parashikon gjithashtu, që trupat ukrainase të tërhiqen plotësisht nga rajoni rus Kursk. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj gjithashtu duhet të detyrohet, që të njohë sovranitetin rus ndaj territorit të pushtuar ukrainas deri tani.

Sipas ministrit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, paqja e qendrueshme “duhet të përmbajë garanci sigurie, për të garantuar, që lufta nuk do të fillojë sërish”. Ai e sheh ketë si detyrë të “trupave të afta europiane dhe jo-europiane”. Sipas agjencisë Strana, këto trupa pas vendosjes së armëpushimit duhet të mbikqyrin një zonë neutrale të çmilitarizuar përgjatë vijës së ngrirë të frontit.

Trupat e SHBA-së nuk janë opcion për administratën Trump. As NATO nuk është partneri i përshtatshëm për dërgimin e një trupe paqësore. Kjo trupë mund të organizohet “jashtë aleancës”. Se si do të jetë kjo trupë, për këtë Hegseth nuk u shpreh.

Eksperti Driedger nga Peace Research Institut Frankfurt (PRIF) disa pjesë të këtij plani i konsideron si “katastrofale, nëse do të realizohen”. “Sovraniteti shtetëror dhe parimi për të mos zhvendosur me dhunë kufijtë shtetërorë, janë shtyllat themelore të rendit tonë botëror gjithësesi të lëkundur.”

Sa sukses mund të ketë ky takim?
Ekspertët e vlerësojnë më shumë me sy kritik këtë takim. Stefan Meister nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme i tha DW-së, se është ende shumë herët për bisedime, sepse nuk janë sqaruar kushtet bazë dhe deri tani nuk ka pasur koordinimin me Ukrainën. “Duket sikur Trump do ta mbyllë shpejt temën Rusi/Ukrainë”, vëren Meister dhe shton, se Trump nuk interesohet se çfarë pasojash negative mund të ketë një marrëveshje e keqe pa garanci sigurie për Ukrainën, për Europën dhe për botën.

Uashingtoni është i gatshëm, të zgjidhë në bisedime qendrimet thelbësore si mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe heqja dorë prej territoreve. Kjo do ta forcojë pozicionin e Rusisë në bisedime, thotë Meister. “Pozicioni i keq në bisedime, ku po e sjell Ukrainën dhe veten e vet ekipi i Trumpit tregon, se sa pak e interesuar është udhëheqja e SHBA-së për një paqe dhe armëpushim të qendrueshëm.”

Edhe Driedger nga Peace Research Institut Frankfurt (PRIF) nënvizon: “Ka një skenar serioz, në të cilin Ukraina e ndoshta edhe disa shtete europiane nuk do t’i pranojnë rezultatet e këtij takimi. Nëse Trump qoftë edhe deri diku synon zgjidhje të qendrueshme, ai duhet të paktën të koordinojë përpara se të fillojë bisedimet.” DW

Previous Post

Vuçiç: Qeveria e re do të formohet nga fituesit e zgjedhjeve

Next Post

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

albnews

albnews

Related Posts

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës
Bota

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove
Bota

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025
Inteligjenca artificiale e re e Microsoft diagnostikon katërfish më saktë se mjekët
Bota

Inteligjenca artificiale e re e Microsoft diagnostikon katërfish më saktë se mjekët

5 July, 2025
Next Post
Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5075 shares
    Share 2030 Tweet 1269
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2545 shares
    Share 1018 Tweet 636
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM