Carlo Pellegatti, gazetari i famshëm italian pranë Milanit, ka deklaruar në kanalin e tij në YouTube se Armando Broja mund të transferohej në klubin kuqezi, por sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës prishi gjithçka.
“Para se të niste lufta në Ukrainë, që nxiti qeverinë angleze të sanksiononte Roman Abramovich, Milani po monitoronte situatën në lidhje me sulmuesin Armando Broja. Po mendohej për një huazim. Në Shqipëri janë shumë të apasionuar pas futbollit italian. Për Brojën, Milani do të kishte qenë e rëndësishme. Lojtari vlerësohet 70 milionë euro. Megjithatë, Milani është shumë i kujdesshëm në këtë temë, situata është bërë e ndërlikuar. Drejtuesit e kuqezinjve nuk mund të presin për zhvillimin e situatës te Chelsea. Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit po mbyllin marrëveshjen me Divock Origi, sulmuesit të cilit i skadon kontrata me Liverpool”, thotë Pellegatti.