Lufta prek edhe ndeshjet e Kombëtares, anulohet miqësorja Shqipëri-SHBA U-21

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Konflikti në Lindjen e Mesme ka prekur tashmë edhe futbollin. Ndeshja miqësore mes Shqipërisë U-21 dhe SHBA U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia të Turqisë, është anuluar për arsye sigurie.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, Federata Amerikane e Futbollit ka informuar homologët në Tiranë se për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e këtij takimi.

Miqësorja e 30 marsit do të ishte përballja e parë historike mes përfaqësueseve U-21 të dy vendeve. FSHF bën me dije se po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21 në të njëjtën datë, në mënyrë që të mos prishet programi përgatitor i skuadrës.

Ndërkohë, kuqezinjtë U-21 kanë të konfirmuar testin e parë miqësor për muajin mars, ndaj Japonisë U-21, që do të zhvillohet më 27 mars po në Antalia.

Fillimisht, FSHF kishte planifikuar dy ndeshje miqësore në Turqi gjatë këtij grumbullimi, përballë Japonisë dhe SHBA-së, më 27 dhe 30 mars, por tashmë programi ka pësuar ndryshim pas tërheqjes së përfaqësueses amerikane.

Share This Article