UNICEF ka deklaruar se deri para nisjes së armëpushimit në Gaza, janë vrarë më shumë se 5300 fëmijë palestinezë.
Numri i fëmijëve të vrarë gjatë 48 ditëve luftë intensive mes Izraelit dhe Hamasit, nuk përfshin numrin e fëmijëve të shpallur si të zhdukur.
Ndër të tjera, UNICEF ka nënvizuar se për “hatër” të fëmijëve, duhet që dy vendet të rivendosin një armëpushim më të gjatë dhe më të qëndrueshëm.
“Të gjithë fëmijët e Shtetit të Palestinës dhe Izraelit meritojnë paqen. Nëse lufta do të kthehet në këtë intensitet, ne mund të supozojmë se qindra fëmijë të tjerë do të vriten e të plagosen çdo ditë. Rripi i Gazës është sërish, vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët”,- thuhet në deklaratën e organizatës.