Lufta vdekjeprurëse në Gaza, sekretari amerikan i Shtetit, Blinken paralajmëron Iranin: Do të reagojmë me vendosmëri nëse…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kërkoi nga autoritetet izraelite që të mbrojnë civilët palestinezë ndërsa bëri thirrje që të dërgohen ndihma humanitare në Gaza.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Blinken theksoi se Izraeli të marrë masa për ushqimin, ujin dhe ilaçet.
Gjatë fjalimit, Blinken paralajmëroi edhe Iranin.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, mos bëni gabim. Ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë, me shpejtësi dhe me vendosmëri,” tha Blinken. Sekretari amerikan i shtetit tha gjithashtu se do të punojë me kryediplomatin kinez Wang Yi për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme kur ata të takohen më vonë këtë javë. Wang Yi do të mbërrijë në Uashington të enjten.

Share This Article