Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ai i druhet humbjes së mbështetjen dypartiake nga Shtetet e Bashkuara, pas atyre që ai i quajti “mesazhe të rrezikshme që vijnë nga disa republikanë”.
“Mike Pence mbështet Ukrainën. Para së gjithash, si një amerikan, dhe më pas si një republikan” tha Zelensky në një konferencë për spanjolle në Kiev.
“Ne kemi mbështetje dypartiake. Megjithatë, ka mesazhe të ndryshme në rrethet e tyre në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Ka mesazhe që vijnë nga disa republikanë, ndonjëherë mesazhe të rrezikshme, se mund të ketë më pak mbështetje”, ka theksuar presidenti ukrainas.
Zelensky tha se pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, mbështetja dypartiake është “gjëja më e rëndësishme për Ukrainën”.
Gjatë konferencë për mediat, Zelensky u pyet nëse ka frikë për jetën e tij, për të cilën ai u përgjigj se ai mendon se “është më e rrezikshme për Putinin” për shkak të numrit në rritje të kundërshtarëve ndërkombëtarë ndaj presidentit rus.
Kandidatët presidencialë të Republikanëve janë të ndarë në dy kampe: izolacionistët, veçanërisht ish-presidenti Donald Trump dhe guvernatori i Floridës Ron DeSantis, të cilët besojnë se SHBA-ja është shumë e përfshirë në mbështetjen e Ukrainës për të shmangur pushtimin rus; dhe disa ish-zyrtarë të administratës Trump, të cilët argumentojnë për një qëndrim edhe më agresiv ndaj Rusisë, transmeton CNN.
Të dyja palët po paralajmërojnë se nëse qëndrimet e tyre nuk merren parasysh, mund të pasojë një luftë botërore.