Luftanija franceze rrëzon dy dronë që tentuan ta sulmonin nga Jemeni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një luftanije franceze ka rrëzuar dy dronë në Detin e Kuq, të cilët ishin lëshuar në drejtim të saj nga bregdeti i Jemenit, tha Ministria e Mbrojtjes e Francës të dielën.

Luftanija Languedoc e kishte vërejtur dhe pastaj shkatërruar dronin e parë rreth orës 21:30 të shtunën, ndërsa të dytin rreth orës 23:30, rreth 110 kilometra larg bregdetit të Jemenit.

Lëvizja Huthi e Jemenit tha të shtunën se do t’i sulmojë të gjitha anijet që shkojnë në drejtim të Izraelit, pavarësisht kombësisë së tyre, si dhe i paralajmëroi të gjitha kompanitë ndërkombëtare të transportit të mos bashkëpunojnë me portet izraelite.

Huthi, e mbështetur nga Irani, i ka sulmuar dhe kapur disa anije të ndërlidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe në ngushticën e vet, Baba l-Mandab, një rrugë detare përmes të cilës transportohet shumica e naftës botërore./

Share This Article