Luftanija më e madhe dhe më e avancuar amerikane “pushton” Mesdheun

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luftanija amerikane USS Gerald R. Ford, më e madhja dhe më e avancuara në botë, ka zhvilluar ditët e fundit një seri operacionet ushtarake në Detin Mesdhe, me qëllim “rritjen e efektivitetit, gatishmërisë dhe fuqisë goditëse të Forcave Detare të SHBA-së”.

Anija gjigante, e lëshuar për herë të parë në vitin 2013, është projektuar për të rritur ritmin e misioneve ajrore dhe për të përmirësuar aftësinë e Marinës amerikane për të projektuar forcën e saj luftarake në distanca të gjata. Gjatë manovrave të fundit, avionët F/A-18E Super Hornet të skuadronit të sulmit VA-31 realizuan fluturime dhe ulje gjatë natës, në kuadër të stërvitjeve rutinë dhe patrullimeve operacionale.

Sipas burimeve të ushtrisë amerikane, këto veprime konfirmojnë praninë e qëndrueshme të SHBA-së në Europë dhe Afrikë, duke mbrojtur interesat e saj dhe të aleatëve në rajon. USS Gerald R. Ford përfshin teknologjinë më të fundit, si Sistemi Elektromagnetik i Nisjes së Aeroplanëve (EMALS) dhe Sistemi i Avancuar të Frenimit (AAG), që kanë zëvendësuar sistemet tradicionale me avull.

Me gjatësi 335 metra dhe peshë rreth 100 mijë tonë, ajo mban më shumë se 75 avionë luftarakë dhe është i pajisur me raketa SeaSparrow, sisteme Phalanx dhe radarë të avancuar AN/SPY-6. 

Share This Article