luftanija ruse rrezikoi të goditet nga raketa që lëshoi vetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është shmangur tragjedia gjatë një stërvitjeje ushtarake në Detin e Japonisë. Sipas mediave të huaja njera prej raketave 3M14T  që ndodhej në luftanjën  ruse “Marshal Shaposhnikov”, nuk ndoqi trajektoren ashtu siç ishte parashikuar.

Siç shihet në videon e mëposhtme raketa është rrotulluar disa herë mbi anijen, duke tmerruar ekuipazhin që ishte brenda.

Por për fat të mirë, pas disa rrotullimeve, raketa ka rënë në det, dhe jo mbi anijen ashtu siç u mendua.

Sistemi Kalibr, me një madhësi prej gati 9 metrash, konsiderohet homologu rus i raketave amerikane Tomahaëk. Me një rreze që shkon deri në 2.500 km, ai mund të godasë shënjestra me një precizion mjaft të lartë, duke përdorur edhe raketa me mbushje bërthamorë.

Share This Article