Luftanijet britanike në Detin e Zi / Mund të dërgohen për të mbrojtur grurin ukrainas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania po koordinohet me aleatët e saj për një plan të mundshëm për dërgimin e luftanijeve në portin e Odesës në detin e zi, për të ofruar kështu shoqërim mbrojtës për anijet që eksportojnë grurin ukrainas.

Ministri i jashtëm i Lituanisë tha një ditë më parë se ai kishte diskutuar krijimin e një korridori të tillë mbrojtës nga Odesa me sekretaren e jashtme britanike Liz Truss.

Ai po ashtu tha se një koalicion i përbërë nga vende anëtare të NATO-s dhe vende të tjera që varen nga gruri ukrainas, si Egjipti, do të ishin të gatshëm të angazhoheshin ushtarakisht për të shtuar mbrojtjen dhe për të evituar mungesën e ushqimeve.

Plani do të shihte anije të vendeve aleate të pastronin zonën përreth portit jugor nga minat ruse e më pas të shoqëronin anijet e mallrave për ti mbrojtur nga luftanijet e Putinit.

Sipas The Times, raketa me rreze të gjatë veprimi do të vendoseshin po ashtu për të zmbrapsur çdo përpjekje ruse për të sabotuar korridorin. Pushtimi rus i Ukrainës po kërcënon botën me një krizë globale ushqimesh me sasi të mëdha gruri dhe mallrash të tjera që mungojnë.

Ukraina dhe Rusia, së bashku, eksportojnë një të tretën e furnizimeve me grurë në botë dhe gjysmën e atyre me vaj luledielli ndërsa Rusia është furnizues kryesor me fertilizues, çka ka çuar në një rritje të madhe të çmimeve.

Forcat e Kremlinit janë akuzuar se kanë bllokuar portet ukrainase dhe ndërprerja e furnizimeve po kërcënon gjithë botën, veçanërisht vendet në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.

Share This Article