“Luftë” e ashpër për zonën Champions në Serie A, në garë edhe Atalanta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipi i Milanit apo i Interit janë me mendjen te çerekfinalet e Champions League, aty ku mësuan edhe kundërshtarët këtë të premte, por në anën tjetër ata janë në një situatë të vështirë në Serie A.

Atalanta ka fituar me Empolin këtë të premte me rezultatin 2-1 dhe i është afruar ndjeshëm zonës Champions.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në kuotën e 48 pikëve, vetëm 3 më pak se Milani apo 5 më pak se Interi i vendit të dytë.

Nëse tashmë duket gati e sigurt se Napoli do të jetë kampioni i ri i Italisë, për zonën Champions do të ketë betejë të ashpër deri në ndeshjen e fundit. Interi, Milani Roma, Lazio dhe Atalanta do të luftojnë për 3 bileta.

Share This Article